KORCE- Një 36 vjecare në Korcë ka denoncuar sot publikisht dhunën që po ushtron ndaj saj dhe vajzës adoloshente bashkëshorti Novruz Hyseni. 36 vjecarja akuzon bashkëshortin se kryen vepra të turpshme para vajzës adoloshente 13 vjecare.
Valbona Hyseni është emri i gruas e cila është përpjekur me muaj të tërë të bindë policinë për veprat e pazakonta të bashkëshortit të saj dhe pasi nuk ka gjetur mbështetje shpreson të zgjojë vëmendjen e medias. Valbona thotë së burri më të cilën ajo bashkëjeton prej vitesh ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi të dhe vajzën e saj 13 vjec me iniciale F.H. Madje ai ka arritur deri në kryerjen e veprave të turpshme para adoloshentes, duke u zhveshur lakuriq para saj ose duke e kërcënuar më fjalë të turpshme. “Kam frikë ta lë vetëm vajzën në shtëpi se burri mund ta përdhunojë” shprehet nëna.
Madje nëna e terrorizuar kujton se nuk kanë qënë të pakta rastet kur burri I saj, i ka nxjerrë jashtë natën nënë e bijë pa ndonjë arsye. 36 vjecarja shprehet se jeta në familje I është kthyer në një ferr të vërtetë më një burrë shumicën e kohës të alkoolizuar.

Ndërsa vetë 13 vjecarja tregon se nuk e duron dot dhunën dhe veprat e turpshme që I ben njerku I saj.
“Ai më rreh përditë, më thotë fjalë të pista dhe zhvishet në sytë e mi. Nuk e duroj dot këtë gjendje” shprehet vajza e shqetësuar.

36 vjecarja Valbona Hyeni jeton prej 7 vjetësh me Novruz Hysenin, pasi është divorcuar me burrin e parë më të cilin pati dhe vajzën 13 vjecare. Novruz Hyseni ka qënë I dënuar më parë me 7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.(ns/shqiptarja.com)