Denoncimi i aktivistes së PD, Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj! Këto janë emrat e kriminelëve në strukturën e PD në Divjakë, vulosur nga partia

Denoncimi i aktivistes së PD, Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj! Këto janë emrat e kriminelëve në strukturën e PD në Divjakë, vulosur nga partia

Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit deklaron se Elsa Bitën sot në Divjakë e rrahu bashkëjetuesi i saj, sipas tij një nga kriminelët që autorizon PD për mbikëqyrje territori jashtë orarit të lëvizjes.

Braçe akuzon se PD-ja në Divjakë ka ngritur një strukturë me kriminelë për zgjedhjet. Në postimin e tij të gjatë në Instagram, Braçe publikon edhe një letër me emrat e atyre që përbëjnë strukturën e ngritur nga PD-ja.

Aty janë shkruar emrat e Romeo Kovi, Jurgen Moncja, Henrik Gjini, Naridan Jonuzi. 2 prej tyre Braçe shkruan se janë me rekorde kriminale, për armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkatërrim prone me djegie e grabitje. Këto persona Braçe shkruan se PD i autorizon për qarkullim jashtë orarit të ndalim qarkullimit.

Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë ka denoncuar se është rrahur nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu pasi sipas saj po filmonte administratën duke marrë pjesë në takime elektorale.

Ky grup është një tjetër provë e ngritjes së grupeve të armatosura të PD, me pretendimin për të mbrojtur votën. Një grup i ngjashëm në Elbasan solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ndodhi një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivist i PS-së, Pjerin Xhuvani që u qëllua për vdekje nga ish-polici i RENEA-s, Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Tjeter prove krimi! kriminele ne strukturen e PD Divjake per “mbikqyrje”!

Shiheni kete leter te vulosur me VULEN E PD,
nga Partia Demokratike; Konfirmon ngritjen e struktures se mbikqyrjes se territorit per nevoja te zgjedhjeve!

Shihini emrat; Mes tyre, jane dy shtetas me rekorde te renda kriminale:
armembajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkaterrim prone me djegie e grabitje!

Shiheni perseri letren;
PD i autorizon keta kriminele per qarkullim jashte orarit te ndalim qarkullimit per cdo shtetas!

Qellimi;
Mbiqyrja e territorit!

Kuptoni apo jo?
Keta funderrina qe folen per patronazhiste duke deformuar plotesisht rolin dhe te verteten,
Kane organizuar e autorizuar me dokumenta kriminele te dhunshem per mbikqyrje te territorit!

Doni me per kete organizate kriminale?

Pritni dhe pak;
Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te Partise socialiste!

Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!

Ky takem krimi eshte!

I kerkoj publikisht prokurorit te Lushnjes te hetoj menjehere kete strukture kriminale operative ne Divjake!

Ja ku i ka provat!
Dosjet kriminale gjenden lehtesisht per keta horra!


Lajmi kryesor:

Aktivistja e PD në Divjakë denoncon: Shefi i policisë më theu dorën, po filmoja administratën në fushatë! SHÇBA nis hetimet! Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj, pjesë e grupit të PD


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Denoncimi i aktivistes së PD në Divjakë, reagon sërish Braçe: Çafrë mashtrimi dhe turpi! Grafia dhe skaneri konfirmuan që s'kishte thyerje krahu

Deklarata e Spitalit të Lushnjes, publikuar në Facebook nga Braçe

Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së, ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e aktivistes së PD në Divjakë,  Elsa Bitës, e cila akuzoi shefin e Policisë në Divjakë se e kishte rrahur.

Në facebook Braçe ka publikuar një foto të deklaratës për shtyp të Urgjencës së Spitalit të Lushnjes në lidhje me rastin e Bitës, që konfirmon se ajo nuk kishte pësuar dëmtime të kockave, ndryshe nga sa u pretendua se ajo kishte thyer krahun nga dhuna. Braçe e konsideron "mashtrim" atë që e quan 'historinë e thyerjes së dorës së një gruaje në Divjakë'.

"Tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën", shkruan Braçe mes të tjerash

Postimi i plotë:

Çfarë mashtrimi!

çfarë turpi!

çfarë neverie!

gjithë historia qe çmendi dynjanë sot ne mëngjes me “thyerjen e dorës se një gruaje ne Divjakë”, është mashtrim

urdhëroni:

zero thyerje dore, parakrahu apo krahu;

zero ndrydhje dore, parakrahu apo krahu;

zero thyerje qafe;

zero ndrydhje qafe;

zero thyerje apo ndrydhje gjëkundi tjetër ne turp;

zero shenja dhune kudo ne trup;

gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri!

tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën!

ua kam thëne;

me mua s'do ja dilni kurrë sa kohe kam vetëm një rruge ku eci e jetoj:

rrugën e ligjit, drejtësisë e Zotit!

ndërkohe përgjigje për kriminelet ordinere ne strukturën e mbikëqyrjes se territorit” a keni?

përgjigjuni fundërrina!

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale