Deklarata e Spitalit të Lushnjes, publikuar në Facebook nga Braçe
Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së, ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e aktivistes së PD në Divjakë, Elsa Bitës, e cila akuzoi shefin e Policisë në Divjakë se e kishte rrahur.
Në facebook Braçe ka publikuar një foto të deklaratës për shtyp të Urgjencës së Spitalit të Lushnjes në lidhje me rastin e Bitës, që konfirmon se ajo nuk kishte pësuar dëmtime të kockave, ndryshe nga sa u pretendua se ajo kishte thyer krahun nga dhuna. Braçe e konsideron "mashtrim" atë që e quan 'historinë e thyerjes së dorës së një gruaje në Divjakë'.
"Tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën", shkruan Braçe mes të tjerash
Postimi i plotë:
Çfarë mashtrimi!
çfarë turpi!
çfarë neverie!
gjithë historia qe çmendi dynjanë sot ne mëngjes me “thyerjen e dorës se një gruaje ne Divjakë”, është mashtrim
urdhëroni:
zero thyerje dore, parakrahu apo krahu;
zero ndrydhje dore, parakrahu apo krahu;
zero thyerje qafe;
zero ndrydhje qafe;
zero thyerje apo ndrydhje gjëkundi tjetër ne turp;
zero shenja dhune kudo ne trup;
gjithçka pas grafisë e skanerit, konfirmuar nga grafia dhe skaneri!
tani krimineli Sali Berisha, sivëlla i tij Ilir Meta, te kenë turp për çdo ndyrësi qe nxorën nga goja e me të cilën ndyn të vërtetën!
ua kam thëne;
me mua s'do ja dilni kurrë sa kohe kam vetëm një rruge ku eci e jetoj:
rrugën e ligjit, drejtësisë e Zotit!
ndërkohe përgjigje për kriminelet ordinere ne strukturën e mbikëqyrjes se territorit” a keni?
përgjigjuni fundërrina!
Lajmi kryesor:
Denoncimi i aktivistes së PD, Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj! Këto janë emrat e kriminelëve në strukturën e PD në Divjakë, vulosur nga partia
