Denoncimi i Emiljano Nuhut, LSI: Ja pse kryeministri Edi Rama duhet të hetohet nga Prokuroria

Denoncimi i Emiljano Nuhut, LSI: Ja pse kryeministri Edi Rama duhet të hetohet nga Prokuroria

LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të hetohet kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, LSI thekson se kryeministri ka shpërdoruar detyrën kur “kërcënoi e kanosi publikisht Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti”.

Në një deklratë të mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim “dënon rrepte qëndrimin e Kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend”. “Ngjarja shumë e rëndë e dhunimit të një vajzë të thjeshtë në Fushë Krujë dhe fshehja e sa nga strukturat qeveritare që u bënë palë me deputetët e inkriminuar në të është provë se shteti është kapur totalisht nga krimi. LSI kërkon që prokuroria të largohet nga roli i shërbëtores me shërbim të qeverisë por të hetojë me themel dhe të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në fshehjen dhe manipulimin shtetëror të ngjarjes qofshin këta kryeministra, deputetë, pjesëtarë të policisë, prokurorë etj. Të hetohen të gjithë veprimet e mosveprimet që sollën në këtë trajtim kriminal të çështjes duke luajtur në mënyrë flagrante me jetën dhe integritetin e një vajze të re të pambrojtur.

Të hetohet sjellja skandaloze e shtetit në raport me nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe roli i çdo personi me detyrë shtetërore që ka influencuar negativisht e ka penguar në ushtrimin e detyrës të z.Nuhu. Të hetohet nga prokuroria shpërdorimi i detyrës nga Kryeministri Edi Rama që ka kërcënuar e kanosur publikisht z.Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti. LSI është e vendosur të luftojë deri në fund për zbardhjen e këtyre të vërtetave të cilat janë tashmë para syve të çdo shqiptari. Qeverinë e zhytur deri në grykë nuk e shpëton dot asgjë dhe opozita së bashku me qytetarët do ta thonë shumë fort fjalën e tyre kundra përdhunuesve e mbështetësve të krimit të veshur me pushtet”, thuhet në deklaratën e LSI të shpërndarë për mediat. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • o ju te Lesh e lise: 30/09/2018 20:44

    Pse nuk futi ne dhe te gjalle me gjithe munuken Pecon dhe me Liken presidentte ashtur quajtur se nuk eshte as per coban .O haldutet e leshelise mbani ere m*t po mos flisni

    Përgjigju
  • zafiri: 30/09/2018 20:00

    Po kur ishit edhe juve ne pushtet me Ramen pse nuk thonit asgje.me keq ardhje theme se keni qene dhe jemi kanceri i politikes Shqipetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve