Deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë në rrjetet sociale. Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”.
Teksa ka shpërndarë një video ku duket tabela 'shitet toka', Braçe thotë se në këtë qytet çdo gjë është e paparashikueshme.
Ai thekon se ishte mirë në fshat pasi atje kishte parashikueshmëri.
“Ky qytet është alucinant, nuk ka mundësi;
Ky ka nxjerrë në shitje lulishten-shiheni!
Lulishtja e vetme tek “1 maji” dhe një nga dy lulishtet që kanë mbetur në njësine 5, ka dalë në shitje-e shet ky numri në tabelë!
Për atë zot isha mirë në fshat, atje kishte parashikueshmëri;
Këtu çdo gjë është e paparashikueshme, çasti sjell gjithçka që ti nuk e pret- shitet lulishtja, është vënë dje pasdite, në mëngjes kur kalova nuk ishte.
Doni më?
Në Njësinë 5 ka ngelur dhe lulishtja në krah të presidentit, pas saj nuk ka më!
I ftoj të gjithë banorët e lagjes dhe lagjeve rreth 1 Majit të bëjmë pelegrinazh nesër dhe ta qajmë më shumë se shiu sot! Janë të ftuara institucione dhe media”, shkruan Braçe.
Komente













..po ju Z.Braçe jeni i PS..,Tirana po mbushet me Qiellgëvishtese...,si këtu poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës...,me firmën e Kryetarit tuaj edhe të Zv.Ministres?!
Përgjigju