Denoncimi i Garos: Policia e Shtetit po shpërdoron 670 mijë dollarë për 67 makina! Prokuroria të nisë hetimet

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo kërkon që prokuroria të nisë hetimet për Policinë e Shtetit që sipas saj po shpërdoron 670 mijë dollarë për 67 makina. Në një deklaratë për mediat u shpreh se Policia do të shpenzojë 30 mijë euro për një makinë të tipit ‘Hyundai’ që blihet nga 19.500-21.500 dollarë me zero kilometra.

Në përfundim, Garo thotë se PD e dënon këtë vjedhje të taksave dhe kërkon që organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemës.  Garo thekson se alternativa e vetme është bashkimi kundër qeverisë që i konsideron si hajdutë të taksave të shqiptarëve.

“Për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit.  Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të dytë. Edhe pse skema e ‘leasing’ është e njohur, ajo që duket mister është vendimi i Policisë së Shtetit për të shpenzuar 30 mijë euro për një makinë Hyundai, e cila e blerë e re në tregun e automjeteve, me zero kilometra, do të kushtonte nga 19.500 USD deri në 21.500 USD. Pra, Policia shpenzon rreth 10 mijë dollarë më shumë për të marrë në përdorim një makinë për katër vjet dhe më pas për ta kthyer mbrapsht.

Ky veprim mund të kuptohej po të kryhej nga policitë e vendeve të pasura, si Gjermania apo Suedia, por jo nga një vend si Shqipëria ku rroga mesatare është më e ulëta në rajon, ku policët paguhen pak mbi minimumin jetik, dhe për këtë arsye jo pak prej tyre, korruptohen. Nuk ka asnjë mister në fakt në këtë skemë. Është vendimi i qartë i krerëve të korruptuar të Policisë për të futur në xhep para të qytetarëve, duke thelluar varfërinë e popullsisë dhe korrupsionin e policisë. Këtë e shpjegon edhe fakti se, në procedurën e tenderimit nuk ka konkurrencë, pra nuk ka oferta të ndryshme që mund të ulnin çmimin, por kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë të bashkuar në një të vetëm, “ANTIGONE RENTALS’’ dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY”.

Edhe vlera që ata kanë paraqitur si ofertë ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, çka tregon se mes kërkuesit dhe ofertuesit, pra mes Policisë së Shtetit dhe koncensionarit, ka pasur një dakordësim paraprak. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e kalkuluar, në serinë e vjedhjeve që policia politike e Rilindjes anti-kombëtare bën në kurriz të qytetarëve. 67 makinat po të ishin blerë në tregun e lirë do të kushtonin të paktën 670 mijë dollarë më pak, dhe nuk do të ndërronin duar pas katër vjetësh, por mund të ishin pjesë e Policisë së shtetit, ose të shiteshin të përdorura dhe të fusnin një shumë të caktuar në arkën e shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë vjedhje të taksave tuaja, që shkojnë në xhepat e një grupi që nuk ka agjendë tjetër veç pasurimit nëpërmjet korrupsionit. Prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë, pasi elementët e korrupsionit që përbëjnë vepër penale janë të qartë. Organet e ligjit që nuk ndjekin skemat korruptive që dëmtojnë arkën e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, dëshmojnë se, ose kanë frikë ose janë vetë pjesë e skemës. Qytetarëve u bëjmë një thirrje: dora e gjatë e pushtetit në xhepin tuaj duhet prerë. Ikja nga Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja: kjo i mban hajdutët pafund në pushtet. Bashkimi kundër hajdutëve është alternativa e vetme”, tha Garo.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 04/03/2023 20:12

    O gore ti je e mire e di ti se per cfare!!cte duhet politika ty ti ske dijeni fare per politik!!vetem mer urdherat e qofte largut!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit