Denoncimi i PD: Ja ministrat dhe deputetët që përmenden në dosjet e krimit në hetim

Denoncimi i PD: Ja ministrat dhe deputetët që përmenden në dosjet e krimit në hetim

Deputeti i PD, Enkelejd Aliebeaj

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot me emra ministra dhe deputetë të maxhorancës, për lidhje me segmente të krimit të organizuar. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi Policinë e Shtetit si është shndërruar në vegël të propagandës së Ramës, pasi sipas tij, në listën me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli që drejton bandat në vend. 

"“Forca e Ligjit” nuk ekziston. Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar. Ligji nuk do të ketë asnjëherë force dhe bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata, bashkë me Edi Ramën, janë të ulur, në karrigen e kryeministrit të vendit.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD
 

Deputeti demokrat tha se në dosjet në hetim përmenden emrat e ministrave dhe deputetëve të PS. Sipas tij, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë. 

"Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit. Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar. Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës. Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.  Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar. 

Nëse  Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur. Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin. Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë.  

Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë. Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku i Elbasanit është i lirë. Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë. 

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët. Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar. 

Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar. Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve.  Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin. Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit", tha Alibeaj, deputet i PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 23/10/2018 20:07

    Nga te rrallet shtet ne bote ,ku politikani njeh dosjet qe jane ne hetim . Me ligj hetimi eshte sekret , por Alibeja e perdor per politike , por pa efekt ne popull . A duhet te marr te pandehur prokuroria Alibejen si publikus i nje dosje hetimore ? Nese eshte e " vertete"

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 23/10/2018 19:36

    O enkeled turi miu po vllain tënd në Gjermani që është dënuar si trafikant DROGE si do ja bëjm apo ai s'quhet se është vllai jot kriminel. Ti të rosh vet se menja të ka vdek

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2018 19:21

    Krye megaallomani I pd,legen politikan qe nuk di se cfar thote eban vehten per politikan te madh dhe jurist shume prrciz por ne fakt ka treguare qe eshte vertet nje pinjoll pasardhes I gjyshit krye ballist Isa toska!

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2018 18:39

    Duhet me hetu dhe Alinjt e Bejlerve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë