Denoncimi i PD, MB: Më 2 qershor
Dobrushi u pushua pas verifikimit

Denoncimi i PD, MB: Më 2 qershor<br />Dobrushi u pushua pas verifikimit
TIRANË - Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas denoncimit të PD për emërimin e Binak Dobrushit, si bashkëpunëtor të Drejtorit për Rendin Publik. Në reagimin e saj MB ka sqaruar se Dobrushi prej datës 2 qershor 2014 nuk është më në marrëdhënie pune me këtë institucion.
 
Binak Dobrushi,vijon sqarimi i Ministrisë së Brendshme, me detyrë shofer-mekanik në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Automjeteve të MPB-së, është larguar me motivacionin "Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së".  

Në njoftimin MB thuhet se “Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciuar verifikimi i personalitetit. Dhe për rastin e mësipërm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra.”

Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin