Denoncimi i PD/ Spaho: Xhafaj po ndjek dhe përgjon Bashën 24 orë (Policia e mohon)

TIRANE-N/kryetari i PD, Edmond Spaho përmes një deklarate  për mediat ka denoncuar se lideri i opozitës, Lulzim Basha po përgjohet nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Spahos, kjo bëhet për interesa kriminale, ndërsa shtoi dozën e akuzave duke deklaruar se Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë për të gjurmuar Bashën.

Vetë kryetari i PD ende nuk është prononcuar, ndërsa paraditen e sotme zhvilloi një mbledhje me disa nga deputetët. Pas mbledhjes në selinë e PD, n/kryetari Paloka, Noka dhe Alibeaj ishin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërsa policia e shtetit ka mohuar akuzat duke i rrëzuar. "Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore" thotë policia. 

Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal. Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.

Edmond Spaho

Para dy javësh Partia Demokratike publikoi një përgjim misterioz ku pretendonte se vëllai I ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijonte trafikun e drogës në Shqipëri, ndërsa në Itali ishte dënuar me 7 vite burg. E ndërsa përgjimi është dërguar për ekspertizë në Itali, dëshmitari ‘X’ kërkoi azil në Kosovë. Me këtë kauzë opozita zhvilloi edhe një protestë në 26 maj, ndërsa sot akuzon ministrin e Brendshëm që duhet të dorëhiqet jo vetëm për akuzat që i ka bërë në dy javët e fundit, por edhe sepse sipas tyre ka përgjuar Bashën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 02/06/2018 09:02

    Profesor se mos ju a ka fut Babolja juaj se mos ju ka pergju bisedat kur i dhat leket dhe ju kerkon me shum?Ah ju jeni far e keqe.

    Përgjigju
  • Cimi: 02/06/2018 01:08

    DENGERS DENGERS ISH SIGURIMI SHTETIT SHUME AKTIV

    Përgjigju
  • viktima: 01/06/2018 22:27

    O prof Spaho , kujt po i bie nderment per Lulin per vec se atje ne SH Q U P per t'i zene vendin ! Boll me keto skenare qesharake se na shkrite ! MOSe ka psikologjike dhe i duket sikur e ndjekin, e survejojne, e pergjojne ? Lerini deklaratat, po bjerini mbrapa kryetarit ,merni ndonje psikolog !

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 01/06/2018 19:13

    Teçken e seçkes pse i djeg b*thka ketij lapangjozit. I djeg miza ne kapelke.. kur nuk ke gjekafsh, pse sikletosesh o shalkengjitur.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 01/06/2018 19:10

    Pu pu çna gjeti... po permjerr** Bashen.

    Përgjigju
  • Eri: 01/06/2018 17:52

    Do kishte bere mire policia sikur t'ju kishte vene ne survejim, sepse po funksiononi si bande e organizuar dhe shume e rrezikshme madje, por nuk besoj se pretendimi juaj eshte i vertete. Juve qani pa ju rene njeri me qafe, pa lere c'do benit te kishit perballe, si dikur PS-ja, nje mur institucionesh shteterore si policia e Gon Kulicajt, Erzen Brecanit, Krenar Ahmetajt, apo SHISH-in e Vishos, SHIU-n e Ylli Zyles dhe qershine mbi torte prokurorine e Tik Llalles. Qesharake deri ne idiotesi, jeni burra a jeni halabake rrugesh me kete nivel paraqitjeje qe beni?

    Përgjigju
  • Tenor: 01/06/2018 15:17

    Kta duhen futur tek portokallia se realisht kane filluar te bejn humor me te mire se portokallia per zotin.

    Përgjigju
  • Turli: 01/06/2018 15:17

    Po eeeeedhe sikur te jet e vertet po themi. Basha nga cfare ka frike? Lind pyetja

    Përgjigju
  • Besmira: 01/06/2018 15:15

    E ulet nivelin fare. Te pergjosh bashen hahahah. E ce do ta pergjosh?

    Përgjigju
  • gjergji: 01/06/2018 15:15

    Po shpikni lajme tani mo? Jo po na pergjojn jo po na sulmojn hahah. Sulmuan sa sulmuan tani po mbrohen kta te PD. Si ka mundesi qe jane kaq dobet mo vlla.

    Përgjigju
  • opozita: 01/06/2018 15:12

    Kta nuk kane ca bejn me tani se po i dalin bllof cdo gjeje qe po thon edhe fillojn shpikin. Lat nam o budallenj se po beheni qesharak.

    Përgjigju
  • Qoqja: 01/06/2018 14:49

    O Profesor Spahiu po e mbjell dhe nje ferre te eger ne pyellin tuaj BABALJA .O NJERIU YNE PROFESOR MENDO NJE DITE NE VITE ME NDERGJEGJEN TENDE PER KET VEND JO SKLLAV I TE TJEREVE NUK MBIU FARA E BABALES DHE MBJELL FAREN TJETER TE BABA SALES BASHALES .AQ PO SAJONI SA DHE POPULLI JU A DHA ME 26 MAJ .JU U PERFAQESUAT VETEM ME FARERAT TUAJA .FERRAT.

    Përgjigju
  • arjani: 01/06/2018 14:29

    Kujt i plasi qe te pergjoje nje kale te ngordhur? Ai Basha duhet te ruhet nga brenda PD se mos e heqin qafe...

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 01/06/2018 14:28

    Edhe nqse eshte e vertete varet nga infot qe ka qeveria per sigurine e Bashes se babalja nuk funksionoi por ne shtatorin e 1998 skema me Hajdarin na dha grusht shteti dhe funksionoi etj etj.

    Përgjigju
  • Populli: 01/06/2018 14:12

    Po hikni o plera te Shqiperise o Pdista te qelbur kriminela vrasesa hajduta Akuzatore te ndyre po kush meret me keto sajesa per Lulezimen Ministri Xhafaj eshte ne pune per sjedhur rendin e munguar per popullin e jo te meret duke pergjuar kryeka** tuaj Kryek*i juaj i ka dosjet pale nga FBI per Tradheti kombetare shitje e teritorit Shqipetar Vrasje e 4 protestuesve me 21 Janar Gerdeci Hajduteri 230 miljon euro Ruga Kombit qe ben sex me kryetaren e Leshlise a doni me mer plera O Prefesor leshi vjet dole dhe deklarove se e kane Kercenuar Lulezimen me jete ne telefon po kush meret me ju DREJTESIA po AFRON

    Përgjigju
    • Njeriu i protestave 90...: 01/06/2018 15:08

      Ti cenke mrapa botes o rob kote po nga mafia pret te vendesesh rendin ti ooo kokrra e komunistit

  • Arjani: 01/06/2018 13:57

    Nuk merret njeri me kalin e ngordhur...

    Përgjigju
  • Bobi: 01/06/2018 13:57

    Para disa ditesh na nxorret Babalen. Nuk ju ndezi. Tani thoni qe po ju pergjojne, survejojne etj etj.....shkoni mor q...ni se na cate t...in

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja