TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme i kërkon prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit që të nisë vlerësimin e denoncimit të PD-së kundër n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku për faturat në Barcelonë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dokumentin e firmosur nga drejtuesja e kabinetit.

"Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor, të dhëna të printuara nga mediat online, ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike Arbi Mazniku" thuhet në letrën e dërguar nga prokuroria e përgjithshme, e cila mbyllet me kërkesën "pa cenuar sekretin hetimor kërkojmë informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit".

PD-ja denoncoi ditën e shtunë se biznesmeni Shkëlqim Fusha, që sipas selisë blu është përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës ka paguar dhomat luksoze të hotelit në Barcelonë për n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. Ndërkohë që sot zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa i kërkoi nisjen e hetimeve, prokuroria e përgjithshme u vendos në lëvizje. 

Dokumenti i firmosur nga prokuroria e përgjithshme




Fatura e publikuar nga PD-ja