Sipas policisë, 27-vjeçari më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur, të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.
Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Kallëzim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.
Dëshmia: Më dogjën Juventusi dhe Marseja
Report Tv ka zbardhur dëshminë e Albi Celikut në polici, i cili ka deklaruar se paratë i kishte vendosur në loto, ndërsa e kishte djegur Juventusi dhe Marseja.
“Kisha luajtur 3 skedina mbrëmjen e djeshme. Prisja që të fitonte Juventusi dhe Marseja për të fituar një shumë të madhe parash. Loton nuk e kapa dhe prandaj m’u desh të sajoja grabitjen, pasi ditën e sotme duhet të dorëzoja paratë tek firma e supermaketeve”deklaroi ai. 
Supermarketi ku ishte i punesuar menaxheri
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com










