Denoncimi i turistes angleze çon në burg të riun shqiptar në Rodos: Më hoqi reçipetat në pishinë!

Denoncimi i turistes angleze çon në burg të riun shqiptar në Rodos: Më hoqi reçipetat në pishinë!

Foto ilustruese

Akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një turiste angleze në ishullin Rodos, policia greke arreston  31-vjeçarin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

Artikulli në median greke

Arrestimi i të riut, siç thonë mediat, erdhi pas denoncimit që 21-vjeçarja bëri paraditen e djeshme, rreth orës 11:00 në departamentin e policisë së Rodosit. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, shqiptari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, ndënëse ishin argëtuar sëbashku në një bar.

“Natën e shkuar isha në një bar të ishullit për tu argëtuar. Aty u njoha me 31-vjeçarin. Në mëngjes e gjeta veten në pishinën e lokalit, ai nisi të bëhej i guximshëm, më hoqi reçipetat vajzës dhe nisi të më prekë në zonat intime",- ka dëshmuar vajza.

Mediat shkruajnë se vajza ka rezistuar dhe ka shkuar në polci për të denoncuar shqiptarin. Ndër të tjera thuhet se shqiptari nuk ka pasur qëllim të bënte asgjë kundër vullnetit të turistes angleze dhe se ishte i gatshëm t’i kërkonte asaj falje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 19/08/2018 11:36

    E ku ka këtu tentativë për përdhunim? A nuk bëjnë kështu gjith të rinjtë nëpër bare? Pse shkojnë njerezit të kalojnë mirë e të njihen? A nuk është kjo gjë normale? Por sigurisht, disa pranojnë disa nuk pranojnë! Por jo......fqinjet e shikojnë tentativë për perdhunim, menjëherë sapo mesojnë se dikush është shqiptar, këtu e kanē hallin, të tregojnë se ai është shqiptar dhe se shqiptarët bëjnë të keqija. Por po të ishte grek, nuk do shkruanin fare, pasi një gjest i tillë është diçka normale dhe e zakonshme. Tentativa për përdhunim është kur me dhunë mundohesh ta perdhunosh pa i hequr asnje rrobë nga trupi. Por faji nuk është i medjave të tyre fundërrina, por i ketyre qelbesirave tanë, që publikojnë kërrmësira, pa e gjykuar më parë rastin, në mendjet e tyre të qelbura!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje