Vdiq në urgjencën e Durrësit/ Vëllai: Mjekët s'e prekën motrën me dorë se ishte me baltë!

Durrës- Mjekët e Spitalit të Durrësit janë vënë sërish në shënjestrën e denoncimit për neglizhencë. Këtë radhë janë mjekët e urgjencës të cilët janë akuzuar nga një qytetar që pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.

Gazetari Artur Korriku raporton për Report TV se ngjarja ka ndodhur para 4 ditësh, ndërsa gruaja ishte gjetur buzë një kanali në zonën e Porto Romanos, e mbuluar nga balta pasi kishte konsumuar një dozë medikamentesh. Mësohet gjithashtu se ajo vuante nga çrregullimet mendore.

Viktima Ervehe Dedej 

Albert Dedej, vëllai i saj thotë se pasi e kishin gjetur në kanal e kishin dërguar me urgjencë motren Ervehe Dedej në urgjencë. Ai thotë se për tre orë me radhë nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rast pasi 56-vjecarja ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar.

“Motrën e ka gjetur një qytetar të shtrirrë në një kanal në Bisht Pallë. Telefonohem nga babai pas 2 orësh, se motra ishte në urgjencë dhe askush nuk e prekte. Kam ndejtur edhe 40 minuta të tjera deri sa I vunë një serum”,- tregon Alberti për Report Tv.

Mjekësia ligjore po punon për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56-vjeçares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmatisur nga medikamentet që kishte gëlltitur.

Dëshmia e vëllait

Pra, po thoni se për tre orë motra juaj nuk ka marrë asnjë shërbim?

Kur vajta unë iu vu serumi. Askush nuk e prekte me dorë se ishte bërë pis me baltë e jashtëqitje. Nëna ime ju lutej më shpëtoni gocën dhe kur shkova unë ia vunë sërumin, por motra e ndërpreu në mes. Mjeku na tha nuk kemi çfarë t;i bëjmë merreni në shtëpi.

Na trego çfarë ndodhi sapo shkuat në spital?

Hyj për të takuar mjekun, ai më përgjigjet me telefon në dorë, më thoshte nuk jam unë. Ai më pasoi tek doktor Luti. Pyes për të dhe më thotë që është jashtë. E njoh dhe më njeh. I thashë bëj çfarë të mundesh. Ndërkohë që ai vjen, e sheh motrën dhe thotë se këtë nuk e shpëton as Zoti. Po si nuk e shpëton Zoti, unë e kam sjellë në spital? Mjekët vihen në lëvizje, pastaj i bëjnë një kontroll, por për 5 minuta ajo vdiq.

Denonconi mjekët për neglizhenë?

Po mjekët e urgjencës së Durrësit në atë ditë i denoncoj. Nëna ka qënë 2 orë me motrën unë 1 orë. Serumi iu vu gati tre orë më vonë. Kërkoj të zbardhet ngjarja. Janë shumë vdekje që ndodhin atje. Të ndërhyet dhe të zbardhet rasti. Do bëj denoncim edhe në polici.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
Vdekja e 56-vjeçares, reagon Spitali i Durrësit: Kishte konsumuar mbidozë ilaçes, u mjekua në kohë

Spitali i Durrësit reagon pas akuzave të Albert Dedajt, vëllai I një pacienteje që vdiq në urgjencën e spitalit të Durrësit. Pavarësisht akuzave të tij për neglizhencë mjekët thonë se i kanë dhënë ndihmën e nevojshme në kohë. Ata presin daljen e ekspertizës mjekoligjore për të nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Duke shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital (gjendje stupori), më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit.
Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.

Reagimi i spitalit të Durrësit

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani