Denoncimi: Kriset kulla e Minares së xhamisë së 'Et’hem Beut'! Reagon Instituti i Trashëgimisë Kulturore: Është mbetje silikoni! Bashkia e pastron

Prej mëse dy vitesh Xhamia e Et’hem Beut po restaurohet nga TIKA dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Gjatë ditës së sotme, arkitektja Dorina Musai ka publikuar një foto, përmes së cilës denoncon dëmtimin e kullës së minares së kësaj xhamie

 “Sot Xhamia e Et'hem Beut, e ndodhur midis dy ndërtimeve masive me disa kate nëntokë - parkimi dhe bazamenti i kullës 21 katëshe- është në rrezik eminent. Sikundër Kulla e Sahatit, edhe kulla e Minares, janë viktimat e epërsisë së betonit ndaj ndërtimit të shekujve të kaluar.  Me shumë mundësi ka lëvizur i gjithë bazamenti i xhamisë, aspak e habitshme të ketë ndodhur nga lëvizja e pilotave të skarpatës së kullës. Lajmi i keq është se pilotat do vazhdojnë të lëvizin... Lajmi i mirë është se një dite- pas disa vitesh- do mbarojë lëvizja se strukturës së betonit të 24 katëshit. Deri atëherë nuk dihet a do rezistojë kulla e minares së xhamisë. Dy foto, njëra e bërë me herët nga unë, tjera e qarkulluar sot në rrjet...”, shkruan ajo.

Ndërkohë që në lidhje me këtë denoncim Arta Dollani, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, shprehet se nuk bëhet fjalë për krisje, por mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse

 “Nuk bëhet fjalë për krisje, por për mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse. Restaurimi vazhdon edhe do të pastrohet në vijim”, tha ajo.

 

Pas këtij denoncimi, Bashkia e Tiranës ka bërë pastrimin nga mbetja e silikonit. Ndërtesa e Xhamisë së Haxhi Et'hem Beut ka nis të ndërtohet në vitin 1793 dhe përfundoi në 1830=’31. Është shpallur monument kulture në vitin 1948.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Veliaj publikon pamjet e pastrimit të silikonit nga xhamia: Më 25 prill të heqim njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë

Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et'hem Beut është pastruar. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ironizoi dhe sulmet e opozitës duke theksuar se lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill.

“Faleminderit myslimanit Sami dhe të krishterit Sokrat që pastruan njollën e silikonit të histerisë nga xhamia e Et'hem Beut! Por lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill! 

Një spatul mjafton për të hequr silikonin mes minares e çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit të heqë silikonin e politikës së lodhur e mantenutave në portalet e gjobave e TV e trafikantëve”, shkruan Veliaj në rrjete sociale ndërsa ka publikuar edhe foto ku duket qartë se xhamia pas pastrimit nuk ka asnjë krisje.

Ora 17:16
Foto /Xhamia e Et’hem Beut në gjendje të shkëlqyer, Veliaj ironizon: Po kriset në 5 copa, mundohet të panikosë besimtarët me mastiç

Në rrjetet sociale sot qarkulloi një foto e minares së Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, në të cilën aludohej sikur ajo kishte pësuar një çarje.

Në fakt, e vërteta doli ndryshe. Nga fotot e realizuara para pak minutash nga restauratorët e Xhamisë, shpjegohet se çarja e aluduar nga rrjetet sociale ishte një lëndë ngjitëse (mastiç), e cila u pastrua menjëherë.

Lajmi u përgënjeshtrua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili publikoi edhe foto që tregojnë se objekti i kultit është në gjendje të shkëlqyer.

“Silikoni i vendosur mes çatisë provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje. Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastik, dhe po shembet një rrjet portalesh gjobash! TURP”, shkruan Veliaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ptolemeu 15: 23/01/2021 21:09

    Nuk na duhen as Xhamia e as Kisha,Objektet e kultit..dhe Kleri si thotë Marksi, janë Opium për popullin!!...thjesht duan të mbajnë gjallë Kulturat Arabo,Sioniste... që s'kanë lidhje me Pellazgët e Ilirët(Arë Bër orët) AUTOKTONË!!!!Ndërtoni aty një ALTARE di Patria ALBANIA(NJË Memorial PanTheon Të Nanës Shqipëri)!!!

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/01/2021 17:40

    Te "panikose" ?????????,per derisa eshte ne thonjeza, besoj se e ka thene Veliaj!!! Eshte çun Tirone ai,duhet te duket pak i kulturum,i duhet te flase pak edhe ai me fjale te neokultures Tironse.

    Përgjigju
  • Roma: 23/01/2021 15:54

    Ndërtim Turqie aq e ka garancinë, monumentet e tjera të kulturës ndërtuar në kohën e Romakëve janë aty mirë e bukur..

    Përgjigju
    • @Roma: 23/01/2021 18:31

      Ku jane keto monumentet e romakeve ne Rome thua? Ci keni keto komente pa pike logjike

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë