Denoncimi/Kush është i moshuari
që humbi jetën për faj të OSHEE?

Denoncimi/Kush është i moshuari<br />që humbi jetën për faj të OSHEE?
Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi denoncoi nga foltorja e Kuvendit se një i moshuar në Tiranë kishte humbur jetën për faj të OSHEE. Sipas Blushit ngjarja ka ndodhur dy javë më parë kur në kryeqytet luhej derbi Tirana-Partizani, ndërsa disa zona e qytetit mbetën pa energji elektrike.
 
Blushi tha se një qytetar kishte pësuar atak kardiak, pasi ngjiti në këmbë shkallët e pallatit, në mungesë të energjisë dhe mosfunksionimit të ashensorit.

Edhe pse i mbijetoi goditjes në zemër, ajo që i ka marre jetën ka qenë ndërprerja e energjisë gjatë kohës që ai ishte në oksigjen.
 
Shqiptarja.com hulumtoi mbi këtë rast të denoncuar nga ish-deputeti socialist dhe zbuloi se i moshuari I cili ka humbur jetën në 1 dhjetor të këtij viti në zonën e ish-bllokut quhej Viktor Vokopola, 84 vjeç.
 
Shqiptarja.com u interesua dhe pranë mjekësisë ligjore për të mësuar konkretisht për rastin në fjalë por nuk mori përgjigje, pasi siç u bë e ditur rasti i vdekjes së Viktor Vokopolës nuk është referuar pranë këtij institucioni.
 
Shqiptarja.com do ta ndjekë në vazhdimësi rastin e denoncuar nga deputeti Blushi duke kontaktuar familjarët e të ndjerit.


l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit