Denoncimi në Bruksel, Milo: Jemi
bërë për barsoleta! Shehi: Ka spiunë

Denoncimi në Bruksel, Milo: Jemi<br />bërë për barsoleta! Shehi: Ka spiunë<br>
Paskal Milo deklaroi në Report Tv se politikanët shqiptarë janë bërë objekt barsoletash në Bruksel me akuzat ndaj njëri tjetrit, ndërsa Dashamir Shehi u shpreh se ende në mënyrë private politikanët shqiptarë raportojnë te të huajt si spiunë të vegjël të vendit të tyre.

Dashamir Shehi: Në Bruksel kam denoncuar hajdutët e vendit tim. Unë pak herë kam qenë në Bruksel, por edhe atje duhet të bësh opozitarin, jo patjetër duhet të jemi grusht rreth qeverisë. Në mënyrë private politikanët shqiptarë raportojnë te të huajt si spiunë të vegjël të vendit të tyre. Sot ka mbërritur kulmi.

Paskal Milo: Të huajt pasi na kanë dëgjuar na kanë nxjerrë gjuhën, jemi bërë objekt barsoletash, pasi kemi akuzuar njëri tjetrin. Opozita duhet të shpalosë alternativën dhe jo të shajë pa fund. Unë kam dëgjuar shpesh nga ndërkombëtarët për këtë cilësi të dobët të politikanëve shqiptarë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje