AKSHI në kërkim të mundësive të mëdha, Karçanaj pret delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Përfaqësues të AKSHI dhe delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Shqipërisë i shtohet edhe një aleat tjetër në rrugën e saj të zhvillimit të projekteve dhe iniciativave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
SH.T.Z Abdulla Lootah, Zëvendësministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrencën dhe Shkëmbimin e Përvojave,
SH.T.Z Sulieman AlMazroui, Ambasador i Emirateve të Bashkuar Arabe në Greqi dhe ambasador jo-rezident në Republikën e Shqipërisë,
Znj. Manal BinSalem, Drejtuese e grupit të programit të shkëmbimit të përvojave qeveritare dhe një delegacion.
ekspertësh, gjatë vizitës së tyre në Tiranë, u pritën në #TechSpace nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe stafi i saj organizativ, me qëllim, krijimin e urave të para të bashkëpunimit mes dy vendeve mike për projekte konkrete në fushën e #TIK dhe #kodimit.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend lider në investime miliardëshe në teknologjinë e informacionit. Ku do nisim një bashkëpunim që do i sjellë shumë Shqipërisë. E ardhmja do jetë plot mundësi për teknologjinë dhe do kemi shumë punë përpara”, u shpreh Karçanaj.
Kreu i AKSHI-t vlerësoi se kontributi i UEA-s do të jetë mjaft i vlefshëm, ndaj shprehu entuziazmin për nisjen sa më parë të bashkëpunimit dhe zbatimit të nismave të para bilaterale.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit synon përmes agjendës digjitale të rrisë me disa fish kapacitetet e Shqipërisë në vitet e ardhshme, duke nisur fillimisht me edukimin. Shqipëria do të ketë së shpejti 200 laboratorë të teknologjisë në shkolla bashkë me mesues të trajnuar siç duhet, të cilët do të jenë të aftë të mësojnë fëmijët me kurikulën më të mirë ndërkombëtare.
Të paktën 10 qendra moderne rinore kreative në 10 qytete të Shqipërisë do të jenë funksionale dhe do tu mundësojnë nxënësve të gjithë bazën materiale për të vënë në jetë aftësinë e tyre digjitale.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2655
Lajme të tjera
-
VIDEO+FOTO/ Stuhia godet Emiratet e Bashkuara Arabe, përmbytet aeroporti i Dubait, avionët ‘lundrojnë’ në ujë
17 Prill, 07:50
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e tetë në Emiratet e Bashkuara Arabe
6 Prill, 22:08
-
Bubullima, shi e breshër në Emiratet e Bashkuara Arabe, jepet alarmi për përmbytje! Puna dhe mësimi zhvendosen online
12 Shkurt, 16:38
-
Bie ‘miti’ i Dubait? Balla pas arrestimit të ish-anëtarit të bandës së Durrësit: I kemi dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshjen për ekstradimet
9 Shkurt, 13:18
-
'E-Albania' jashtë funksionit për 2 ditët e ardhshme, AKSHI: Do të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimeve online, në kuadër të proceseve për përmirësimin e tyre
1 Shkurt, 16:22
-
AKSHI: Jemi nën sulme kibernetike, qëllim bllokimi i faqeve publike! Të dhënat janë sigurta! Situata është kthyer në normalitet
27 Dhjetor 2023, 13:05
-
BB vlerëson projektin 65 mln USD të Govtech: Nisje e mirë, detyrat për AKSHI-n dhe MAS
27 Dhjetor 2023, 12:53
-
Taulant Seferi në superformë, shënon sërish në Emiratet e Bashkuara (VIDEO)
23 Dhjetor 2023, 18:05
-
Certifikata dhe nënshkrimi elektronik s’do jepen me PPP, Qeveria shfuqizon VKM! Do të jepen nga AKSHI
22 Dhjetor 2023, 17:02
-
Hasani në Forumin e 14-të 'Sir Bani Yas', takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara
8 Dhjetor 2023, 21:45
-
Samiti për ndryshimet klimaterike/ Rama: Ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë
2 Dhjetor 2023, 12:14
-
VIDEO/ Festë me 'shqiponjë', Taulant Seferi shënon dhe i jep fitoren të tijve në minutën e 90+4
25 Nëntor 2023, 17:05