Vlorë/ Denoncimi në Report Tv, prindërit e 11-vjeçares: Mësuesi na ngacmoi vajzën

Një rast i rëndë pedofilie ka ndodhur në një fshat në Qarkun e Vlorës. Një 11-vjeçare është ngacmuar nga mësuesi i saj dy muaj më parë, por familja e të miturës e bën publike për Report Tv pas dy muajsh për shkak të opinionit.

Nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap. Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.

Isha me një shoqe duke pastruar shkollën, unë mbaja leckën dhe shoqja kovën. Kur vajtëm në mes të korridorit, mësuesi më tha leja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë dhe në atë kohë më tha kur ta bëja me shenja në klasë pse nuk dole jashtë. Më tha po nuk dole më do të vë katër, unë i marr vetë katrat dhe dhjetat e mija dhe pastaj më puthi. E pështyva dhe ika. Përpiqem të ndihem pak më mirë...

Nxënësja

Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve, nëna dhe gjyshërit rrëfejnë për Report Tv momentin kur vajza u ka treguar dhe se drejtoria arsimore nuk ka marrë asnjë masë.

Vajza erdhi në shtëpi dhe tha kam një lajm të keq. Më tha mësuesi më bënte shenja në orë të mësimit, dil jashtë. Nga nota katër po deshe të fitosh notën 10 do të bësh atë që të them unë. Edhe vajza i tha se unë i fitoj vetë notat. Në orën e atij nuk shkon në mësim, po të jetë tjetër nuk e ka problem.

Nëna e vajzës

Mësuesi i kishte thënë hajde brenda, vajti atje, ai i tha pse nuk del kur të them. Vajza i tha nuk dua të dal dhe ai e puthi

Gjyshja e vajzës

Njeri nuk vendos dorë. E mori vesh seksioni i arsimit, por a u dëgjua njeri? Jo! Këto shkollat tek ne janë kot.

Gjyshi i vajzës

Report Tv disponon denoncimin me detaje si të familjes së të miturës, ashtu edhe të dhëna për mësuesin në fjalë, por duke dashur t’ia lërë drejtësisë të hetojë, ka mbrojtur të dhënat e të dyja palëve.

Report Tv ka vënë në dijeni policinë, e cila u shpreh se do të shkojë për të verifikuar rastin dhe për të ndjekur më tej procedurat ligjore.

Drejtori i Zyrës Arsimore Delvinë është prononcuar për skandalin e tentativës së dhunimit ndaj të miturës nga ana e mësuesit të saj.

Kam kërkuar të merren masa nga drejtoresha e shkollës, të shqyrtohen faktet, të verifikohen faktet që vijnë nga organet ligjzbatuese. Lidhur me këtë skandal, si Zyrë Arsimore nuk kemi pasur dijeni. Përgjegjësia bie mbi ata që mund ta kenë kryer këtë veprim . Ne do të mbajmë përgjegjësi para shoqërisë dhe ligjit.

Drejtori i Zyrës Arsimore Delvinë Pëllumb Qerimi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja