Denoncimi, PD: Plehrat kanë mbuluar
Shqipërinë, por Rama po sjell të tjera

Denoncimi, PD: Plehrat kanë mbuluar<br />Shqipërinë, por Rama po sjell të tjera
Sekretari i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike, Salianji denoncon një vendgrumbullim mbetjesh të papërpunuara afër Gjirit të Lalzit.
 
Ai akuzon kryeministrin se droga dhe plehrat janë alternativa e tij për të mbuluar vendin. 
 
Sipas sekretarit të aksionit qytetar në PD, Shqipëria nuk ka kapacitet dhe nuk investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat e veta.

"Sipas kryeministrit këto plehra janë para, të cilat sot hidhen rrugëve sot, para të cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në dëmtuese të mëdha jo vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve shqiptarë.
 
Shqiptarët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që ne do ti sjellim rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë
"shprehet ai.
 
Deklarata e PD
Po sjellim sot vetëm një dëshmi se si malet me plehra kanë mbuluar Shqipërinë, se si plehrat që kryeministri i quan mall, që duhet ti marrë nga jashtë për shkak se nuk ka Shqipëria, për të mbajtur industrinë riciklues, ndodhen në çdo pjesë të vendit.
 
Këtu jemi në Bizë, vetëm 500 metra larg resortit turistik që do të ndërtohej nga Fati Mitri i cili do të hapte 1200 vende të reja pune. Jemi vetëm 1 kilometër në vijë ajrore nga avioni i Guido Guidit i cili kishte ardhur për të transportuar drogë.
 
“Droga dhe plehrat janë alternativa e Ramës për të mbuluar vendin. Kjo është Shqipëria e cila nuk ka kapacitet dhe nuk investohet për të ndarë në burim dhe për të ricikluar plehrat e veta, por sipas kryeministri këto plehra janë para, të cilat sot hidhen rrugëve sot, para të cilat kthehen në kancerogjene për banorët e zonës dhe në dëmtuese të mëdha jo vetëm të imazhit të Shqipërisë por të jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me këto male me plehra që ne do ti sjellim rast pas rasti, sepse në fakt kanë mbuluar Shqipërinë. Plehrat janë mall, thotë kryeministri.
 
Po pse atehere plehrat, pra paratë, qytetarët dhe shtetet e Bashkimit Europian do ti sjellin në Shqipëri?! Në rast se janë para pse kompanitë ricikluese nuk investojnë dhe nuk i marrin plehrat për ti përpunuar në vendin e origjinës, aty ku duhet të përpunohen.
 
Pse kryeministri dhe industritë ricikluese nuk investohen për të marrë këto male me plehra dhe për ti kthyer në para dhe vende pune për qytetarët shqiptarë?! Rezikshmëria e mbetjeve dhe plehrave do të jenë një katastrofë e madhe për Shqipërinë dhe është një akt antikombetar.

plehrat pd
plehrat pd
plehrat pd
plehrat pd

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike