Denoncimi: Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së! Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Denoncimi: Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së! Pa kartë anëtarësie, gazetari voton disa herë

Foto gjatë votimit të gazetares

Demokratët e Tiranës votuan këtë të shtunë për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në Bashkinë Tiranë e njëkohësisht në Vorë, Kamëz, Kavajë, Paskuqan.

Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e krydemokratit Basha, madje gazetarët e Fiks fare kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Të shtunën 140 kandidatë garuan për të qenë pjesë e listës me 35 emra që Partia Demokratike do të paraqesë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.
Sipas statutit të PD-së, 80 % e kandidatëve për deputetë do zgjidhen nga anëtarësia dhe 20% nga kryesia. Ky statut përcakton qartë edhe rregullat në procesin e votimit nga anëtarësia e PD-së, ku kanë të drejtë vote vetëm anëtarët e partisë.

Gjë të cilën emisioni "Fiks Fare" e demostroi me pamje se komisionerë të disa degëve të ndryshme nuk e zbatuan këtë rregull. Ata lejuan të votojnë edhe qytetarë që nuk ishin anëtarë të PD-së.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetari nuk ishte anëtar i PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi,banimi i tij nuk përkonte me qendrën e votimit, gazetari i Fiksit votoi më shumë se një herë në dy degë të ndryshme. I vetmi dokument që iu desh ishte karta e identitetit.

Gazetari i Fiks fare prezantohet si student të cilin e kishin orientuar të rinjtë e FRPD që të votonte në qendrën e votimit te Shkolla e Baletit, por ai nuk ishte banor i asaj zone. Anëtarët e komisionit nuk i kërkuan gazetarit kartë anëtarësie dhe e lanë të votonte duke i mbajtur vetëm emrin shënim.
E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Anëtarët e komisionit i japin fletën e votimit pa kryer asnjë verifikim dhe pasi gazetarja hedh fletën e votimit në kuti, i mbajnë shënim atësinë dhe nr e telefonit
Edhe pse në rregullore përcaktohet qartë se votojnë vetëm anëtarët qe kanë kartën e anëtarësimit të Pd-së dhe kanë të drejtën vetëm të një vote, Fiksi provoi me figurë dhe zë se këto rregulla nuk u zbatuan në këto zgjedhje./Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 14/10/2020 07:38

    E pastaj del basha dhe qartet para mediave se si Rama ka votuar disa her, nderkohe qe çdo shqiptar e di se sa her ka zgjedhje militant e paramilitare te PD-s jo vetem qe votojne qindra her ne dite por edhe kane dhunuar gazetar qe Kane denoncuar parregullsi,pra kjo eshte PD, e paramendoni salianjin,alibeaj, palloken,noken, klirim gjata,sait dallapin, fazlliqin, vllaun e tij shkelzen berishen sa her Kane votuar.

    Përgjigju
  • Kajaku: 13/10/2020 10:00

    Sa ju ha meraku per Pd , per Lesh e lin per Liken , cdo gje e kan percaktuar dhe ndare me Ed Palloshin Kshu qe mos u merakosni shum . Qe likja e ngriti shum Edin politikisht dhe materialist dihet qe me historin e qoskave , qe Luli esht pale dhe e le Edin te livadhis Si te doje Edhe kjo dihet . Prandaj o te mjere Lani duart mire e mire para dhe pas buke nga 22 sec , vereni te shkreten maske Edhe gjithmon rripin e sigurinit :

    Përgjigju
  • geg hyseni: 13/10/2020 06:14

    Qeni kur fillon te haje njerzit e shpise se vet vritet... Ka hajdut dhe hajdut... Por hajduti me i ndyre eshte ai qe vjedhe shpine e vet !!! Keta i gjen me shumice ne PD... Bile ky eshte statuti i krsaj partie, qe mundur te siguroi mbijetesen ne saje te vjedhjeve, korupsionit dhe krimit... Uroj qe sa me shpejt te kete fatin e Agimit te Arte te Greqise!!!

    Përgjigju
  • Haha: 12/10/2020 23:09

    Parti e leshit mete me leng se thelat u mbaruan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës