Denoncimi tjetër: Dibra detyron
policët e burgjeve të votojnë PD
Konfederata e shërbimeve policore e Shqipërisë denoncoi sot publikisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra për presionin mbi punonjësit e policisë së burgjeve duke i detyruar të votojnë Partinë Demokratike.
TIRANE - Konfederata e shërbimeve policore e Shqipërisë denoncoi sot publikisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra për presionin mbi punonjësit e policisë së burgjeve duke i detyruar të votojnë Partinë Demokratike.
”Kryeministri i dha pushtet absolut në mbledhjen me dhunë në mitingje të policëve e nëpunësve të thjeshtë në Drejtorinë e Burgjeve. Policë të trembur na kanë treguar sesi funksionon skema e listave familjare për çdo punonjës në këmbim të vendit të punës dhe sesi rekrutohet stafi i ri pa patur arsimin përkatës. Qeveria në largim ka zgjedhur presionin e gjithanshem ndaj Policise se Burgjeve me ane te “mashes” me nr.20 që mban në mënyre të paligjshme ,“2 kunguj nën një sqetull”, postin e drejtorit të burgjeve njëkohesisht dhe kandidat i qeverise në zgjedhje, të dalë ditën për diell para qindra mijëra shqiptarëve duke dhënë pako në favor të votës “44”!"- tha Valentin Macaj kryetari i kësaj konfederate.
Denoncimi vjen një ditë pasi emisioni "Fiks Fare" bëri publik një investigim ku tregohet qartë se si kandidati i PD, Gazmend Dibra manipulon qytetarët me pako ushqimesh për tu marrë votën në mes të Tiranës në lagjen "Myslym Shyri."
Dhe Macaj nënvizon se "denoncimi që emisioni Fiks Fare i bëri fenomenit, blindon akuzën që Konfederata i ka ngritur me kohë nr.20 te listës së Tiranë dhe që më 24 Qershor do të gjejë rrugën e drejtësisë sociale e ekonomike në favor të mijëra punonjësve në Drejtorinëe Burgjeve".
(Foto: Valentin Macaj (majtas), (djathtas) Gazmend Dibra ne investigimin e Fiks Fare)(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32