Një grup prej rreth 30 personash denoncuan për mashtrim këtë të hënë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një kompani emigrimi i në rrugën “Ismail Qemali”, në kryeqytet. Personat kanë paguar më shumë se 2.5 milionë lekë të vjetra për qëllim emigrimi në SHBA, Kanada dhe në Australi.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite që nga koha e aplikimit dhe e kryerjes së pagesës denoncuesit pretendojnë se nuk kanë kanë marrë atë që prisnin, emigrimin në Kanada Australi nëpërmjet kësaj kompanie.
Fillimisht grupi i personave iu drejtua policisë së kryeqytetit, ku një përfaqësi dorëzoi kontratat. Ata kanë pretenduar se kanë lidhur kontrata me Luli Makashin, administratore e agjencisë “Ande- LM”. Kjo e fundit ka pretenduar se e ka shitur agjencinë e saj tek një person i tretë. Madje ajo iu ka vënë në dispozicion denoncuesve edhe një kontratë të panoterizuar dhe të pavulosur.
Pamjet e dokumenteve që shihni i përkasin një prej kontratave të lidhura me një nga të dëmtuarit, si dhe kopja e kontratës e panoterizuar e shitjes së agjencisë tek një person i tretë.

Pas kallëzimit të depozituar në drejtorinë e Policisë disa prej të dëmtuarve iu drejtuan edhe zyrarave të agjencisë në rrugën “Ismail Qemali”…
Pavarësisht përpjekjeve të denoncuesve për t’u ballafaquar me administratorët e rinj apo me ata me të cilët kanë lidhur kontratat, përfaqësuesit e kësaj të fundit rezistuan. Përballë kamerave ata refuzuan të ballafaqohen. Kallëzimi i djeshëm për mashtrim është një rast i përsëritur kur agjenci të ndryshme akuzohen për mashtrim për pagesa me qëllime emigrimi apo punësimi në kryeqtytet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO