Çeqe bankare në emër të shokëve dhe të njohurve të tij të cilat më pas konvertoheshin në bankat e nivelit të dytë në para ka qenë skema e përdorur për gjobitjen e biznesmenit Ylbi Beqa.
Në këtë skemë rezultojnë dhe dy të arrestuarit e një dite më parë Endrit Qyqja dhe Endrit Zela që të shtunën do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg.
Për Qyqjan dhe Zelën biznesmeni Ylvi beqja rezulton se ka lëvruar plot 66 mijë euro ndërsa në hetim janë dhe shumë persona të tjerë që kanë përfituar para prej tij për llogari të Emiliano Shullazit bëjnë me dije burime nga prokuroria e Krimeve të rënda.
Ylvi Beqja personi që shihni në këtë foto biznesmen i kërcënuar me jetë ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur skemën e gjobitjes së tij me 1 milion euro nga Emiliano Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij është marrë në mbrojtje nda shteti.
Burime nga krimet e rënda sqaruan për ReportTv se Beqja dhe familja e tij është future në programin e mbrojties së dëshmitarëve dhe ndaj tyre është caktuar siguri me truproja përgjatë 24 orëve.
Dëshmija e Beqes konsiderohet si prova kryesore e akuzës ndaj Shullazit për gjobvënie dhe për këtë arsye ai do të mbahet në ruajtje deri në përfundim të hetimeve dhe nëse ky grup do të dërgohet për gjykim atëherë Beqa do ta gëzoj këtë status për shumë vite.
Me kallëzimin e Ylvi Beqas investitorit të kompanisë së bojërave, ndërtimit dhe ish pronar i Hotel Vollgës prokuroria një ditë më parë prangosi Ednrit Qyqjan dhe Endrit Zekën si persona që kanë gjobitur Beqjan dhe e kanë dhunuar atë fizikisht.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO