Denoncoi Leonard Bombajn,Ajsi :5 vite
e abuzuar seksualisht. Më vranë ëndrrat

Denoncoi Leonard Bombajn,Ajsi :5 vite<br />e abuzuar seksualisht. Më vranë ëndrrat
Për herë të parë pas shtatë vitesh nga denoncimi se ishte abuzuar seksualisht nga Leonard Bombaj, Ajsi Xhaxhaj rrëfehet në “Pasdite në Top Channel” për historinë që i ndryshoi jetën e saj përgjithmonë.

Ajo thyen heshtjen dhe tregon gjithçka ka ndodhur me të nga mosha 10 deri në 15-vjeçare. Mes lotësh kujton ëndrrat e një fëmijërie të vrarë, abuzimin që zgjati 5 vjet dhe ringritjen e planet për të ardhmen.

Nuk ka urrejtje në shpirtin e saj sepse gjithçka thotë se e ka lënë në dorë të Zotit dhe kohës, pasi shteti shqiptar dhe institucionet e braktisën, e nëpërkëmbën dhe nuk i dhanë kurrë drejtësi.
 
Tregon për herë të parë si ia morën të gjitha paratë që kishte në llogarinë bankare për reklamat dhe shfaqjet që bënte. Ajo e nis rrëfimin e saj duke treguar pse nuk ka folur kurrë për këtë çështje.

“Mediat kanë përshkruar vetëm versionin e palës tjetër. Unë mendova që do të ishte e drejtë që të qetësohesha si fillim, të rritesha edhe të prononcohesha. Kjo histori ka lënduar shumë familjarët e mi dhe mua, ndaj unë dua të tregoj të vërtetën time, por pa detaje sepse detajet janë të shumta e të mjaftueshme”, tha Ajsi.
 
Në një intervistë të ngarkuar emocionalisht, ajo tregon se është lënduar shumë edhe nga opinioni publik, asaj pjese që nuk e besojnë atë çfarë i ka ndodhur asaj, në atë kohë një fëmijë.

“Unë i qëndroj strikte versionit të deponimit që kam bërë vite më parë në prokurori, sepse çështja ime nuk u mor kurrë në konsideratë, duke u vlerësuar vetëm versioni i palës tjetër”, tha Ajsi. Ajo tha se nuk iu dha ndonjë arsye se pse u mbyll çështja, “por si çdo gjë në Shqipëri njerëzit me status dhe kostum kanë më shumë përparësi sesa unë, që vija nga një familje modeste”, shton ajo, duke treguar edhe shumë probleme edhe në organet e drejtësisë.
 
“Situata të vështira kam pasur plot dhe teksa kam qenë me 40 temperaturë kam shkuar me nënën time në prokurori dhe shpesh më kanë fyer dhe jam ndjerë shumë keq atje sepse ata njerëz që janë marrë me këtë çështje e dinë shumë mirë të vërtetën”, tregon Ajsi.

“U bënë 7 vite nga ajo histori. Kjo është hera ime e parë dhe njëkohësisht e fundit që unë flas për këtë çështje. Ndryshe nga pala tjetër, nuk do baltos askënd si ata bënë me mua herë pas here”, thotë e vendosur Ajsi.
 
“Koha shëron plagë, por edhe tregon të vërtetën. Pas deponimit të kësaj ngjarjeje, unë fillova të jetoj sipas mënyrës sime sepse në vegjëli unë jetova sipas mënyrës që donin të tjerët. Është hedhur shumë baltë mbi mua, por unë jam e fortë dhe jam ringritur”, dëshmon ajo e përlotur. E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu në lidhje me kohën kur ka ndodhur abuzimi, ajo tregon se bëhet fjalë për moshën 10-vjeçare e deri në moshën 15-vjeçare, pra 5 vite. “Por ama ka shumë arsye që unë denoncova kaq vonë. Një nga arsyet ishte familja dhe karriera ime, që unë e kam dashur e do ta dua edhe sot, por edhe sepse u rrita. Ajsi u rrit dhe kuptoi që nuk ishte “vetëm” në dorën e palës tjetër, por dyert ishin të hapura aty për të më qasur brenda”,
vazhdon bisedën 22-vjeçarja.
 
Ndërsa publikut i bëri thirrje që të logjikojnë shumë mbi mënyrën se nuk e bëri për famë, duke argumentuar se ajo ishte shumë e adhurueshme në atë kohë nga bashkëmoshatarët e saj dhe nga prindërit e tyre. Për para?!

“Jo sepse ato para’ që unë punoja nuk m’i kishin hedhur kurrë në llogari dhe më kishin mashtruar. Por për çfarë?! T’i ngjisja vetes një njollë që do më ndjekë në të gjithë jetën”. Ndërkohë, ajo ka folur edhe për shkrimet e portaleve nëse ekziston diçka midis saj dhe Stresit, duke iu përgjigjur: “Janë hedhur edhe pretendime për mua dhe Stresin, por ai është vetëm një mik i familjes. Në atë kohë e kisha shumë problem t’ia thoja prindërve të mi, ndaj një nga arsyet ishin pikërisht ata që të mos i lëndoja”.
 
“Nëse do të rikthehesha në kohë, unë do bëja të njëjtën gjë. Do flisja disa vite më pas sepse jo gjithçka thuhet në kohën e duhur, mbase nuk ishte mënyra e duhur e tregimit të ngjarjes, por sërish unë do bëja të njëjtën gjë”, tha Ajsi. E pyetur se a ka më urrejtje, Ajsi përgjigjet se beson në Zot, megjithëse në fillim ia la në dorë shtetit, e ky i fundit, sipas saj, nuk ia ktheu pritshmëritë që kishte. E nëse do tu përballte në rrugë me personin që ka abuzuar me të ajo thotë se do t’i bënte vetëm një pyetje “Pse mua?”
 
Ndërsa për librin e botuar nga Leonard Bombaj pas asaj ngjarjeje e cila bëri bujë, ajo shtoi:

 “E kam lexuar atë libër. Nëse unë do isha ai person që ai shkruan, atëherë pse do më mbante ende në grupin e tij? Harruan që nëse do isha e tillë, sërish asgjë s’i justifikon veprimet që është bërë ndaj meje”. Ajsi Xhaxhaj foli edhe për ish-miqtë e saj: “Ish-miqtë e mi, në atë kohë kur bëra denoncimin, publikuan disa foto që u quajtën nudo, por në fakt ato foto janë bërë në plazh, ku kam dalë me një foto me fustan plazhi dhe asgjë më tepër. Megjithatë, foto si ato që kishin ata, edhe unë kisha, por nuk i publikova sepse e lashë atë pjesë, nuk mund tu hedh dot baltë. Por, nuk i vë dot faj sepse ata më kishin xhelozi mua, duke qenë liderja e grupit”.
 
Gjatë bisedës ajo ka dhënë edhe disa mesazhe: Jam më e fortë se kurrë, thotë me bindje ajo. Në momentin që fola për çështjen time, unë humba miq, shton Ajsi.

“Kam nostalgji për artin tim”, thotë Ajsi, teksa sheh disa video nga koha e “Kripmjatëzave”. Dhe ajo tregon se me asnjë nga ish-miqtë e grupit nuk flet sepse nuk e kishte përkrahjen gjatë asaj situate që ndodhi.
 
Por, si është Ajsi sot?
“Jam një tip shumë pak social dhe ndaj imazhit që kam krijuar vihem në siklet sepse më duhet ta sqaroj. Unë jam 22 vjeç dhe jam e hapur për të pasur një lidhje dashurie, por akoma nuk ka ndodhur sepse kam dëshiruar të mbarojë shkollën, por mendoj se do vijë ai person, i duhur për mua”, tregon Ajsi.

Gjatë intervistës, ajo ka folur gjithashtu për studimet dhe pasionin që vijon të ndjekë për aktrimin: “Mendova se gjëja më e mirë është administrim social sepse mësimet e aktrimit unë i kisha marrë që në moshën 8-vjeçare, ndaj mendova se duhet të kisha një plan B. Zemrën dhe kokën e kam dhe do ta kem tek arti dhe tv. Në Agon ishte eksperiencë shumë e mirë, kryesova audicionin me 380 veta dhe fitova vendin e punës. Pas mbylljes së Agonit kam pasur oferta, por nuk dua, sepse televizioni do kohë. Unë jam shumë e aftë në aktrim, ndaj i jam fokusuar aktrimit. Jemi në proces xhirimi për filmin “Jeto Ndryshe”, me Drilon Hoxhën, ku kam rol protagonist”.
 
E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se a e mbajnë mend Ajsin njerëzit, ajo përgjigjet: “Njerëzit ndahen në kategori. Ka nga ato persona që më njohin si Ajsi e “Kripmjaltëzave”, ata që nuk më mbajnë mend, ata që e lidhin imazhin tim me ngjarjen e ndodhur, ata që më kanë dhënë pozitivitet e ata që pavarësisht se kanë shumë halle nga shtëpia e tyre, sërish merren me mua”.

Në fund të intervistës së saj për “Pasdite në Top Channel” ajo thotë: “Jam shumë e lodhur me këtë histori, ndaj kam qëndruar në hije sepse edhe nëse unë bëj diçka shumë të bukur, sërish ata merren me historinë e kaluar. Fakti që mua më ndodhi një fatkeqësi në jetë, nuk do të thotë që do i ndodhë të gjithëve, ndaj prindërit duhet të ndjekin talentet e fëmijëve të tyre. Por, jo të krijohet një marrëdhënie aq e ngushtë midis prindërve dhe kreut të grupit, siç ndodhi me mua”.

Pse vendose të flasësh tani ?
Sepse tani jam e qetë. Janë shëruar shumë plagë. Prita të rritesha. Mediat kanë hedhur shumë baltë. Më ka vrarë shumë edhe opinioni. Nuk shtoj dhe as nuk heq pikë apo presje nga ajo qe kam deponuar. E vërtat është me mua.
Mediat janë marrë vetëm me pafajësinë e palës tjetër, por nuk e dinë se çështja ime nuk është hapur fare. Nuk ëhthë bërë proces gjyqësor për palën tjetër që denoncoi pas denoncimit tim.
Institucionet nuk denjuan të vërtetojnë ato që unë thashë. Uroj që shteti të ketë ndryshuar në shtatë vite nga koha që kam deponuar, por që nuk u mor parasysh

Si të kanë trajtuar?
Kam shkuar në prokurori në prani të nënës sime me 40 temperaturë. Shpesh herë jam trajtuar edhe me mungesë respekti. Jam ndjerë keq në atë ambient. M’u premtua që do dilte e drejta, ata që janë marrë me këtë çështje e dinë të vërtetën. Po kanë bërë atë që u është thënë të bëjnë.

Sa ka kaluar nga ajo kohë? 
U bënë 7 vjet. Dhe kjo është hera e parë dhe e fundit që do flas. Ndryshe nga pala tjetër, që u mundua të hidhte baltë dhe të pastronte figurën. Koha shëron plagë por edhe tregon si është e vërteta, prandaj e kam lënë këtë ngjarje dhe kam vazhduar jetën time.
Vendosa të jetoja sipas mënyrës sime duke qenë se që fëmijë jetoja një jetë siç e donin të tjerët. Duke pasur mbështjeten e familjes jam bërë shumë e fortë dhe tani jam një shkëmb. Edhe pse dikur jam zvarritur dhe po nga ata jam ringritur.

Do kthehemi pas në kohë. Për gjithë ata njërëz që kanë dëgjuar një version të historisë. Ti ke ngritur një çështje për një abuzim. Për sa kohë ka ndodhur dhe në çfarë moshe?
Tani më ndjekin edhe familjarët që para se të vija ishin shumë të shqetësuar dhe më pyetën a doja të flisja. Bëhet fjalë për moshën 10 deri në 15 vjeç. Shumë njërëz pyesin pse denoncova kaq vonë. Ka shumë arsye. Kemi dëgjuar edhe raste të tjera të ngjashme. Një nga arsyt ishte karriera që kam dashur shumë dhe po e vazhdoj edhe tani.

Çfarë të bëri të mendoje se kjo çështje dukej denoncuar?
U rrita dhe kuptova se nuk isha në dorën e palës tjetër. Kuptova se kishte dhe njerëz që do më hapnin dyert dhe aty kuptova se bota nuk kufizohej vetëm aty. Jo siç më thoshin se nëse do flisja, aty do ndërpritej diçka. U tha që jam mashtruese, por i ftoj që të mendojnë më thellë. Thanë e bëri për famë po pse duhej ta bëja për famë kur unë e kisha dhe isha idhull i bashkëmoshatarëve të mi.
U tha që e bëri për lek. Teorikisht unë duhet të kisha shumë para. Mua më vinte një fletë çdo muaj sa para më hidheshin në llogari, por unë s’i pashë kurrë. Kush do ta bënte për hir të parave dhe famës? Famën e kisha dhe babai im më ka dalë për zot gjithmonë. Pse dikush nga hiçi do dilte e të thoshtë diçka.

Kush ishin ata njerëz që të mbështetën, Arkimed Lushaj?
Janë hedhur edhe pretendime për marëdhëniet tona. Arkimedin e kam mik familjeje. Edhe pse ata tani kanë diskutimet e tyre, por në atë moment e kisha të pamundur t’ua thoja prindërve se është një ngjarje shumë e rëndë. E kam mbajtur gjithë ato vite që mos i lëndoja. Mendova t’i tregoja Arkimedit dhe e dija që do më mbështeste.

Tani që e di si shkuan ngjarjet dhe që nga pala tjetër u ngritën pretendime për gjobëvënie dhe prishje të qetësisë famlijare, a ke bërë gjënën e duhur?
Nëse do rikthehesha në kohë, do bëja të njëjtën gjë.

Nuk do t’ua thoje më mirë prindërve dhe jo një miku?
Do t’i lëndoja shumë. Ndoshta do flisja më pas. Jo gjithçka thuhet në kohën e duhur. Ndoshta nuk ishtë mënyra e duhur e të treguarit të ngjarjes, por do bëja të njëjtën gjë.

Pas kaq shumë kohësh ka më urrejtje?
Nuk ka urrejtje. Më janë shëruar plaagët. Unë dhe familja ime besojmë në Zot dhe besojmë se do dalë e vërteta, edhe pse besuam te shteti dhe ai nuk na i ktheu pritshmëritë. Tani ia lëmë kohës. Mendoj se ishte për t’u bërë dhe u bë.

Nëse do ta kishe përballë Leonard Bombajn, çfarë do t’i thoje për librin që ka shkruar?
Do t’i thoja: Pse mua? Me atë libër kam qeshur.

Nuk je ndier keq?
Nëse do isha ai njeri që ai ka pëshkruar, pse isha në krye të grupit të tij?

Bombaj i referohet figurës tënde si një gjarpër që e ka mbjtur në gji…
Unë isha një e pamoralshme për ata dhe pjesën tjetër të grupit. Harruan që edhe nëse do isha e tillë asgjë nuk e justifikon veprimin që është bërë ndaj meje. Miqtë e mi botuan disa fotot dhe mediat i cilësuan nudo. Uën e quaj lakuriqësi, po unë në atë foto isha me fustan plazhi. Fill pas plazhit u futëm në dhonë dhe si çdo adoleshente qeshnim dhe ato harruan që siç i kishin ato i kam dhe unë. Kur u publikuan ato foto u ula me familjarët dhe thamë a do t’i pubilkojmë dhe ne, por menduam se ishte e kotë. Nuk hedh dot baltë mbi njerëz që s’janë pjesë e historisë time. Ata kanë qenë nën hijen time se unë isha protagonistja. Ishte xhelozi. Atyre iu dha një mundësi. E bënë, s’ka problem. S’më keni bërë asnjë dëm. Jam e fortë. I keni përdorur gjithë gurët, po unë kam ende gurë.

Është e vështirë të ndërtosh një imzh, të ta prishin e pastaj të ndërtosh një tjetër. Ti tani ndihesh e fortë dhe ke ndërtuar një jetë të re. Çfarë të ka ndihmuar të dalësh nga ky tunel. Njerëzit që të kanë qëndruar afër
Kur tregova për cështjen time, unë humba miq, edhe pse kanë qenë të vegjël dhe nën udhëheqjen e prindërve. Këtë e kam vuajtur shumë. Kam nostalgji për artin tim.

As me Bonin?
Për sa kohë që nuk më kanë mbështetur se nuk donin të humbnin pozicionin në grup, nuk dua të kem të bëj me ta. E kam gjetur forcën te mami, babi, motra, që do më bëjë së shpejti teze. Më kanë dhënë forcë. Me kalimin e viteve kam krijuar miq. Jam tip jo shumë social, për shkak të asaj që ka ndodhur. Më duhet t’u shpjegoj gjithmonë çfarë ka ndodhur. E kam si detyrim. Por kam disa miq që më japin shumë kurajë. Familja ta jep kurajën se janë gjaku yt, por kur ja ta japin miqtë të bën të ndihesh mirë.

Vetëm miq apo ka një lidhje dashurie?
Jam 22 vjeç, jam e hapur për një lidhje, po ende nuk ka ndodhur. Të mbaroj shkollën. S’ka ardhur ende personi. Nëse vjen, më fto sërish dhe do flasim.

Ç’u bë me pasionin tënd për aktrimin?
Kur erdhi moment i shkollës së lartë, familja më drejtonte tek Akademisa e Arteve. Po unë isha kundër, sepse i kam marrë mësimet që kur isha 8 vjeç dhe di çfarë duhet. Mendova të fokusohesha tek shkencat sociale. Aktrimi nuk ka terren dhe mendova se një plan për karrierën time do ishin shkencat sociale.

Zemrën e kokën e ke tek ekrani?
E kam dhe do e kem. Do bëhem pjesë e artit. U bëra pjësë nga Agon Channel. Më shtyu mamI. Në një audicion ku konkurronin 380 veta për çmimin e parë, u vlerësova nga juria. Ngelëm 10 dhe shfaqeshim çdo javë. Gjëja që më favorizoi ishte se njëherë këndoja njëherë aktroja. Se kam bërë edhe kurse këndimi, kërcimi, kantoje. Mora kontratë pune dhe fitova direkt për të moderuar dy emisione.

Do t’i ktheheshe televizionit?
Kam pasur oferta po nuk kam kohë. E kam pasur shumë me qejf po sa vij e rritem mendoj se jam shumë e aftë dhe gjëja që do të bëja me mirë është aktrimi. Së shpejti do më shihni në një projekt gjigant filmik, në një rol me peshë. Projekt që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë.

Kur ecën në rrugë të mbajnë mend si Ajsi e Kripëmjaltëzave apo historia që folëm u ka lënë gjurmë momeries në njerëvze?
Ka nga ata që më njohin si Ajsi. Ka nga ata që s’më mbajnë mend. Ka dhe nga ata që më mbajnë mend si vajza e ngjarjes. Ka nga ata që më kanë bërë të ndihem e fortë, duke e besuar atë që kam thënë dhe dhe nga ata që vjellin vrer dhe nuk shohin shtëpië e tyre po merren me problemin tim.

Ngjarja e fundit, kur Stresi i hedh kohë me ujë Leonard Bombajt, si të erdhi? Bëre ndonjë telefonatë, i the mjaft më me këtë histori?
Nuk jam marrë fare me këtë pjesë. E kam lexuar. Nuk e di a ka ndodhur apo është lojë, po edhe nëse ka ndodhur do ketë pasur ndonjë ngacmim. Publiku njeh Stresin si një personazh problematik, por ai është i drejtë dhe kjo e ka bërë të luftojë për të vërtetën. Po nuk e di a ka ndodhur. Jam shumë e lodhur nga kjo histori. Arsyeja pse kam qëndruar në hije është që të harrohet. Edhe kur bëj diçka të bukur portalet flasim sërish për historinë e vjetër.

A duhet të bëhen fëmijët pjesë e artit që në moshë të re? Çfarë do t’u thoje, që të mos humbasin fëmijërinë?
Jam e mendimit që prindërit duhet të jenë mbështëtës të dëshirave dhe pasioneve të fëmijëve. Fakti që mua më ndodhi një fatkeqësi nuk do të thotë se do u ndodhë të gjithëve. Prindërit duhet të jenë nën kontroll dhe është më mirë të mos krijohen marrëdhënie të ngushta me kreun e kursit siç ndodhi me mua.

Nuk ke asnjë kontakt me ta?
Jo. I përkasin një të kaluare.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas