Kur kanë kaluar dy javë nga arrestimi i Emiliano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit prokurorët Eneid Nakuci dhe Elisabeta Imeraj kanë mundur të sigurojnë dëshminë e parë kundër këtyre shtetasve të dyshuar si të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal.

Pas refuzimit për të dëshmuar se janë kërcënuar apo gjobitur nga Emiliano Shullazi nga biznesmenët e përmendur në raportin e Shërbimit Informative Shtetëror, në derën e heteuesve mësohet se ka trokitur një biznesmene nga Tirana rreth 50 vjeç.

Në dëshminë e saj ajo ka thënë para hetuesve se nën kërcënimin për jetën asaj i është marrë një pronë në Tiranë me vlerën e tregut prej 1 milion euro dhe kjo pronë i është kaluar në favor shtetasit Gilmando Dani njohur si shok i Shullazit.

Report TV meson se në këmbim të dëshmisë së saj, mësohet se biznesmenia ka kërkuar siguri nga prokuroria, e cila pas dhënies së dëshmisë ka marrë në mbrotje familjen e biznesmenes dhe vetë atë.
 
Tashmë, kjo femër që është e vetmja që ka këllëzuar kundër Shullazit dhe Gilmando Danit, konsiderohet si bashkëpuntorja e prokurorisë. 
 
Për marrjen e kësaj prone sipas saj janë kërcënuar gjyqtarë dhe drejtues të hipotekës së Tiranës,të cilët të vënë nën presion kanë bërë që prona të rregjistrohet në emër të Gilmando Danit.
 
Arrestimi i Shullazit

Shullazi u ndalua mbrëmjen e 18 Prillit ndërsa ndaj tij, Glimando Danit e Blerim Shullazit gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

Ata dyshohen për një sërë krimesh për të cilat prokuroria ka nisur hetimet, por dëshmia e biznesmenes dhe pse zyrtarisht prokuroria nuk jep asnjë koment rezulton të jetë e para në favor të drejtësisë.

Pasi prej ndalimit e caktimit të masës së sigurisë arrest me burg askush s'ka dëshmuar se është kërcënuar për ti dhënë pronën Shullazit.

Dhe një prej pronave që krijoi jo pak dyshime apo debat ajo e ish hotel Vollgës në Durrës në të cilën u bë pronar Shullazi sipas ish pronarit Ylvi Beqaj ishte vetë ai që ia dha me dëshirë me argumentin e mirënjohjes pasi e ndihmoi ti jepte fund kalvarit 10 vjeçar në dyert e hipotekave dhe gjykatave.

Ndërkohë një dëshmi që prokurorët presin për të hedhur dritë mbi kërcënimet me jetë është dhe ajo e biznesmenit Jani Zaka, por ai prej më shumë se 3 javësh rezulton se ka lënë Shqipërinë për të udhëtuar drejt Amerikës dhe ende nuk dihet nëse do të kthehet për interes të pyetjes nga prokurorët Imeraj e Nakuci.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)