Sinan Hajdari, fermer nga Fieri, i cili ka ngritur stanin prej vitesh në Shtyllas, Levan, thotë se i kanë helmuar më shumë se 15 kokë dele në stanin që i kanë ngritur prej 13 vitesh. Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se këtë mund të kenë bërë persona me të cilët ai kishte pasur konflikte të mëparshme.
Fermeri ka tek 350 krerë dele dhe dyshon se helmi kimik është hedhur në një kullotë. Ai ka konstatuar se delet ishin të rënduara dhe nuk ecnin dot.
‘Dje më janë helmuar 15 krerë bagëti, dyshoj se helmimi është i qëllimshme për shkak të një konflikti që kam pasur në këtë zonë. Mendoj se helmimi është i qëllimshëm nga këto persona që kam pasur konflikt. Kam bërë denoncim në polici. Janë dërguar masat në laboratorin e Tiranës. Kemi bërë kallëzim në polici. Unë i kam çuar atje ku kullosin dhe kanë marrë helmim atje. Janë dhe shumë dele të tjera që janë helmuar e mund të kenë dëme më vonë. Janë të rënduara shumë, thirrëm veterinerët që u sollën antibiotikë e serum.’- tha Hajdari.
Edmond Hajdari, pronari i stanit ka bërë denoncimin në polici pasi dyshon se ja kanë bërë me qëllim.