Denoncon Partia e Lirisë: Në 10 vitet e qeverisjes së Ramës çmimet e banesave janë rritur me 110%, kjo vjen nga pastrimi i parave

Denoncon Partia e Lirisë: Në 10 vitet e qeverisjes së Ramës çmimet e banesave janë rritur me 110%, kjo vjen nga pastrimi i parave

Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, në një deklaratë për mediat,  thotë se Tirana është shndërruar në një ferr të vërtetë betoni. Sipas Cakës, ky fakt i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të trafikantëve, korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar.

‘Në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, çmimet e shtëpive janë rritur me 110%. Vetëm në vitin e fundit, çmimet e shtëpive në Tiranë janë rritur me 40%, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian, çmimet janë rritur me 48%, por për 12 vite.’- thotë Caka.

Sipas Cakës një rritje e tillë vjen vëtëm si pasojë e pastrimit të parave, krijimit të monopoleve të ndërtimit nga kompanitë klientë të qeverisë e bashkisë si dhe nga Korrupsioni me lejet e ndërtimit, ku paratë e paguara nën dorë për leje ndërtimi, shkojnë gati sa kostoja e ndërtimit.

Caka ka bërë edhe një krahasim me çmimet e banesave në Maqedoni dhe në Kosovë.

'Diferencat janë shumë të qarta; në rast se në qendër të Tiranës çmimet arrijnë deri në 4000-5000 Euro/m2, në qendër të Shkupit varion nga 1400-1800 Euro/m2. Ndërsa në Tiranë, edhe në zonat më periferike çmimi shkon në 1200-1300 Euro/m2, në Shkup nuk i kalon 800 Euro.'- tha Caka.

Postimi i plotë

Tirana është shndërruar në një ferr të vërtetë të betonit. Po kujt i ka shërbyer ky shkatërrim i Tiranës?

Është fakt që ky shkatërrim i ka shërbyer pastrimit të parave të pista të trafikantëve, korrupsionit të qeverisë dhe krimit të organizuar. Çmimet skandaloze të apartamenteve, të pamundura për t’u arritur nga qytetarët, janë rritur 110% brenda 10 viteve.

Banesa është bërë e pamundur për qytetarin e thjeshtë, pothuajse për gjithë jetën e tij. Faktet flasin vetë:

Në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, çmimet e shtëpive janë rritur me 110%. Vetëm në vitin e fundit, çmimet e shtëpive në Tiranë janë rritur me 40%, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian, çmimet janë rritur me 48%, por për 12 vite.

Studimi i Indeksit Fischer tëÇmimit të Banesave, i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, na thotë se në 6 mujorin e parë të vitit 2022, çmimet e shtëpive në Tiranë, janë 40% më të larta se çmimet që varionin në 6 mujorin e vitit 2021.

Një rritje e tillë vjen vetëm si pasojë e:

1.            Pastrimit të parave;

2.            Krijimit të monopoleve të ndërtimit nga kompanitë kliente të Qeverisë e Bashkisë;

3.            Korrupsionit me lejet e ndërtimit, ku paratë e paguara nën dorë për leje ndërtimi, shkojnë gati sa kostoja e ndërtimit.

Por, pasqyra më e pamëshirshme për këtë situatë kriminale dhe të lojës mafioze me çmimet e shtëpive, janë çmimet në Maqedoni dhe Kosovë. Diferencat janë shumë të qarta; në rast se në qendër të Tiranës çmimet arrijnë deri në 4000-5000 Euro/m2, në qendër të Shkupit varion nga 1400-1800 Euro/m2. Ndërsa në Tiranë, edhe në zonat më periferike çmimi shkon në 1200-1300 Euro/m2, në Shkup nuk i kalon 800 Euro.

Saktësisht e njëjta situatë është edhe në Prishtinë.

Është shumë e qartë për të gjithë Shqiptarët, që këto diferenca të mëdha lidhen vetëm e vetëm me qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë. Në Shkup e në Prishtinë qeverisin drejtues të përgjegjshëm e që zbatojnë ligjin, ndërsa në Tiranë dhe në Qeveri, qeverisin gjymtyrët e pastrimit të parave Veliaj e Rama.

Tirana nuk po banohet, por po shkretohet. Banimi në Tiranë është një mundësi e vrarë për qytetarët dhe një festë për pastruesit e parave. Në Tiranë çdo vlerë histrike dhe kulturore u shkatërrua dhe vazhdon të shkatërrohet, vetëm e vetëm nën urdhrin e pastruesve të parave, qeveritarë, trafikantë e kriminelë.

Çdo ditë e çdo minutë që Tirana qeveriset nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, do të jetë thellim i shkatërrimit të qytetit dhe i kthimit të tij në një ferr të vërtetë, ku qytetarët do të shikojnë si mundësi mbijetese vetëm largimin nga Shqipëria.

Shporrja e Erion Veliajt dhe Edi Ramës nga Tirana, do të thotë të shpëtohen qindra mijëra qytetarë nga kthetrat e hajdutëve pa shpirt, që vrasin shpresën dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin