-
-
Gara për qiellin e kryeqytetit, 'Mali i Tiranës' sfidohet nga një tjetër kullë 77 katëshe
Dhjetëra kërkesa për leje për hotele e godina shumëkatëshe mbizotëronin rendin e ditës së tre mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, më 17 dhe 30 korrik si dhe 13 gusht të këtij viti.
30 Shtator, 07:53 -
Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan
Bashkitë kanë rritur me 75.7% të ardhurat në janar-gusht 2026, duke arkëtuar 44.4 miliardë lekë, mbi planin e parashikuar dhe kryesisht falë rritjes së taksave lokale dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Ndërkohë, shpenzimet u rritën me 14% krahasuar me vitin e kaluar, por mbetën nën planin e përcaktuar për këtë periudhë.
26 Shtator, 18:13 -
Ngadalësohet shtrenjtimi, çmimet e pronave rriten me 10%! Banka e Shqipërisë: 20% e apartamenteve të shitura u blenë nga të huajt
Çmimet e pronave u rritën mesatarisht 10% në gjysmën e parë të këtij viti, me një ngadalësim në raport me 41% që u shtrenjtuan në të njëjtën periudhë vjet. Pothuajse në të njejtat shifra, sipas Bankës së Shqipërisë, ka qenë shtrenjtimi dhe në Tiranë. Sa i takon transaksioneve pjesa dërrmuese bëhen pa asnjë negocim.
23 Shtator, 19:32 -
Ndërtimi po formalizohet, Tatimet: Rriten pagat me 23% dhe shtohen 2,200 punonjës të deklaruar
Sipas Administratës Tatimore, gjatë qershorit 2026 janë rritur edhe kontributet dhe të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, ndërsa Plani Operacional në sektorin e ndërtimit do të vijojë.
21 Shtator, 12:39 -
-
INSTAT: Paga mesatare në Shqipëri arrin në 92.150 lekë! Ndërtimi kryeson për rritjen në tremujorin e dytë, ndërsa sektori financiar mbeten më i paguari
Paga mesatare në Shqipëri vijon të rritet, por një në katër të punësuar ende paguhet me pagën minimale. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto arriti në 92.150 lekë, 9.8% më shumë se një vit më parë,
10 Shtator, 12:54 -
Tregu i punës ‘i etur’ për staf, 43 mijë vende bosh në 6 muaj! Më shumë punonjës kërkon turizmi, ndërtimi dhe industria
Mbi 43 mijë vende të lira pune janë shpallur në Shqipëri vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, ndërsa tregu kërkon gjithçka, nga punëtorë ndërtimi e kameriere, deri te inxhinierë, programues dhe specialistë të kualifikuar. Ndërsa shtatori nis me mbi 5 mijë vende bosh që presin të plotësohen.
7 Shtator, 20:06 -
PL: Shqipëria kantier ndërtimi, sektori ‘lavatriçe’ e parave të pista! Mijëra apartamente janë bosh, të nisin hetimet!
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho theksoi se mijëra apartamente në Tiranë rezultojnë bosh, ndërsa çmimet e banesave janë bërë të papërballueshme për familjet shqiptare. Sipas saj, rreth 300 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019 ende nuk kanë marrë zgjidhje.
2 Shtator, 15:51 -
Ndërtimi ‘pika e fortë’ e ekonomisë, optimizmi rritet me 4.7%, fluks pune e kontrata! Shërbimet në vend të tretë në mes të sezonit turistik
Besimi në ekonomi u përmirësua në gusht, me ndërtimin që shënoi rritjen më të fortë mes sektorëve. Edhe pse turizmi po shënon rekord për numrin e pushuesve të huaj, Banka e Shqipërisë raporton një rritje më të fortë të besimit në ndërtim sesa në shërbime.
1 Shtator, 13:53 -
Shqipëria, kampione në 'llaç e tulla' në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Pesha e ndërtimit në Shqipëri është rreth 1.6 herë më e lartë se në Kosovë, pothuajse dy herë më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, rreth 2.7 herë ajo e Serbisë dhe më shumë se tre herë niveli i Malit të Zi.
31 Gusht, 08:17 -
Merr hov ndërtimi në Shqipëri, bashkitë miratojnë 782 leje në 6 muaj! Vlera 30.2 miliardë lekë, shtojnë me 12.2 miliardë lekë të ardhurat e bashkive
Bashkitë kanë dhënë 782 leje ndërtimi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ose 28% më shumë se vjet në të njëjtën periudhë. Por, sipas raportit të INSTAT pavarësisht rritjes së numrit të lejeve dhe sipërfaqes së ndërtimit, vlera e investimit për ndërtimet e reja ka rënë me 6.2% krahasuar me janar-qershor të 2025-ës.
28 Gusht, 18:29 -
-
Bie besimi në ekonomi në muajin korrik! Banka e Shqipërisë: Nuk ka porosi për apartamente, turizmi më pak rezervime
Besimi në ekonomi ra edhe në muajin korrik. Banka e Shqipërisë thotë se ky tregues shënoi rënie me 1% krahasuar me qershorin, për shkak se të gjithë sektorët e ekonomisë janë më pesimistë, e veçanërisht ndërtimi dhe tregtia. Konsumatorët janë të vetmit që janë shprehur pozitivisht për situatën ekonomike aktuale.
3 Gusht, 12:59 -
Bankat rekord me 2.3 mld € kredi në gjashtë muaj, kryesojnë tregtia, industria dhe ndërtimi! BSH: Qytetarët morën 786 mln € hua
Kreditimi i ekonomisë vijon të shënojë ritme rekord. Gjatë 6-mujorit të parë të vitit, bankat miratuan 2.3 miliardë euro kredi të reja, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa kërkesa për financim u rrit si nga bizneset ashtu edhe nga familjet.
31 Korrik, 21:01 -
VKM/ ‘Stop’ zhurmave e ndotjes! Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00-17:00
Punimet e ndërtimit në zonat turistike do të pezullohen gjatë sezonit duke përfshirë nga pikat e nxjerrjes dhe përpunimit të inerteve, te hedhja e themeleve e gërmimit si dhe çdo punim që shkakton zhurma e ndotje.
30 Korrik, 20:01 -
Dyshohet se Kina po përdor Ballkanin për të futur materiale ndërtimi në tregun europian dhe shmangur tarifat, BE drejt hetimit
Komisioni Europian dyshon se disa vende të Ballkanit po përdoren për të futur në tregun e Bashkimit Europian materiale ndërtimi të prodhuara me fibra qelqi kineze, duke anashkaluar tarifat shtesë të vendosura ndaj Kinës.
30 Korrik, 17:11 -
-
-
Rënia e euros, deputetja Tabaku: Zhvlerësimi i monedhës vjen nga pastrimi i parave, shqiptarët po varfërohen
Tabaku solli në vëmendje se aktiviteti kriminal nën hetim për periudhën 2019–2021 lidhet me shuma që arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit, para që, sipas saj, kanë depërtuar në ekonominë shqiptare dhe kanë deformuar konkurrencën, kursin e këmbimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
19 Korrik, 15:28