Denoncon Partia e Lirisë: Qeveria i ka shpërndarë administratës formular për të deklaruar të afërmit që kanë jashtë, shantazh për votën e diasporës

Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj u shpreh sot në një deklaratë për mediet se Qeveria ka shpërndarën në administratë një formular për të deklaruar njerëzit e tyre që jetojnë në Diasporë me adresë, emër, mbiemër, numër telefoni, njësi vendore dhe kod postar, që të votojnë për Rilindjen.

“Kjo është në kundërshtim të plotë me statusin e nëpunësit civil, me kodin e punës,  për të detyruar në mënyrë të turpshme,  të paligjshme dhe duke i shantazhuar punonjësit e administratës publike për të deklaruar dhe mbledhur vota në kundërshtim me ligjin për Rilindjen”, u shpreh Jakaj.

Sipas tij, PS është "duke i shantazhuar punonjësit e administratës publike për të deklaruar dhe mbledhur vota në kundërshtim me ligjin për "Rilindjen".

Deklarata e Sekretarit për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj.

Të nderuar qytetarë, jam para jush, për të denoncuar në emër të Partisë së Lirisë, formularin që i është shpërndarë Administratës Publike, mësues, mjekë dhe të gjithë Administratës Publike.

Është shpërndarë nga Qeveria një formular për të deklaruar njerëzit e tyre që jetojnë në Diasporë me adresë, emër, mbiemër, numër telefoni,  njësi vendore dhe kod postar,  që të votojnë për "Rilindjen".

Kjo është në kundërshtim të plotë me statusin e nëpunësit civil, me kodin e punës,  për të detyruar në mënyrë të turpshme,  të paligjshme dhe duke i shantazhuar punonjësit e administratës publike për të deklaruar dhe mbledhur vota në kundërshtim me ligjin për "Rilindjen".

Të nderuar kolegë, mësues, inxhinier, mjekë, juristë,  kudo që punoni dhe jetoni, Qeveria Shqiptare po ju shantazhon dhe po ju detyron të shkelni ligjin, prandaj ngrihuni në lartësinë e dinjitetit të intelektualëve dhe të dinjitetit njerëzor,  për tja u përplasur në surrat drejtuesve tuaj këtë formular të paligjshëm dhe të shëmtuar,  sic e bën Diaspora në Neë York të Amerikës, që ja thanë jashtë dhe brenda sallës drejtuesit të Narkoqeverisë,  ja numëruan të gjitha gjëmat dhe bëmat që i ka bërë vendit tonë të dashur dhe të përbashkët në 12 vite qeverisje.

Të nderuar punonjës të administratës publike,  jam këtu në emër të Partisë së Lirisë,  për tju garantuar që sapo Opozita shqiptare të jetë në pushtet,  secili prej jush do respektohet në dinjitetin tuaj njerëzor dhe profesional për punën dhe aktivitetin që dini të bëni, pa ju përfshirë në mënyrë të pavullnetshme e antiligjore në asnjë lloj fushate politike.

Të nderuar punonjës të administratës publike shqiptare,  ju i dini cmimet e rritura, ju i dini pagat që merrni dhe si e përballoni koston e jetesës cdo ditë ne familjet tuaja me shportën që është më e shtrenjta në Europë pa përmendur naftën e të gjitha të tjerat.

Të nderuar punonjës të administratës publike,  qytetarë shqiptarë në Shqipëri e në Diasporë,  duhet të bashkohemi të gjithë me mosbindjen civile për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta bërë vendin tone më të begatë e më të jetueshëm për ne që jetojmë në Shqipëri, për fëmijët tanë e për Shqipëtarët që duan te investojnë e të rikthehen në Atdheun e tyre të dashur .

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/11/2024 03:41

    Po mire juve e paskeni problem qe kete denoncim e beka nje perfaqesues i PL,por evitoni problemin kryesor!A ju duket normale qe i kerkohet administrates te plotesoje kete formular?Diaspora regjistrohet apo jo per votim, voton,ose jo dhe per ke voton,eshte vullneti i saj,prandaj qeveria me mire te jape nje shpjegim te qarte per kete formular, qe mendoj se eshte ne shkelje te ligjit.

    Përgjigju
  • Linda: 03/11/2024 16:07

    Kete denoncim e degjova dhe nga Adriatik Lapaj qe fliste tamam si Gazmend Bardhi ...do ju coj ne burg do ju denoncoj ne Spak!!!Per kuriozitet ju partia liris e hajdutave keni bere koalicion me partin e Lapajt??

    Përgjigju
  • Real: 03/11/2024 15:51

    Besnik je bere gati per SPAK! Degjova qe dikush ka kallezuar per korupsionin qe ke bere kur ishe drejtor i QKKB. Ka treguar edhe per sekserin shefin e regjistrimit Levani, madje dhe per sherrin me grushte qe bere me shokun tend te ngushte deri atehere Bardh Spahia, ish zv.minister. Ju xhaketat e kthyera nga PD te LSI po beni moral dhe denoncime??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori