-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
Debati në Report TV/ Zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë, por pyetja që kërkon një përgjigje për opinionin publik është se si do kandidojë opozita, në lista të përbashkëta apo e ndarë. A kanë shanse partitë e vogla dhe misteri i votës së diasporës. Flasin Besart Logu, përfaqësues i Demokratëve Euroatlantikë dhe Besnik Jakaj, anëtar kryesie i Partisë së Lirisë
10 Janar, 17:59 -
Denoncon Partia e Lirisë: Qeveria i ka shpërndarë administratës formular për të deklaruar të afërmit që kanë jashtë, shantazh për votën e diasporës
Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj u shpreh sot në një deklaratë për mediet se Qeveria ka shpërndarën në administratë një formular për të deklaruar njerëzit e tyre që jetojnë në Diasporë me adresë, emër, mbiemër, numër telefoni, njësi vendore dhe kod postar, që të votojnë për Rilindjen.
3 Nëntor 2024, 15:05 -
Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën
Skandali me mjekët tek Onkologjiku u diskutua në Repolitix me Gazment Koduzi, Besnik Jakaj, Odeta Dume dhe Flogert Muça.
25 Qershor 2024, 21:54 -
U investuan 17 mln euro, Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim! Mjeku: Trauma e Sanatoriumi s'i përballon, qytetarët tek privati! Hije dyshimi, s'ka transparencë
Urgjenca e QSUT-së në Tiranë nuk funksionin që prej datës 11 shkurt kur ra zjarri në katin minus 1. Qytetarët detyrohen të shkojnë për shërbimet e urgjencës tek spitali i Traumës apo Sanatoriumit. Në ‘Përballje’ në Report Tv u diskutua kjo problematikë teksa pacientëve iu mohohet ndihma e shpejtë.
22 Mars 2024, 15:06 -
'Paraja po drejton mjekësinë, fatkeqësi!' Mjekët ngrenë alarmin: Të ndryshohet sistemi, doktorët s'mund të punojnë në privat e shtet njëkohësisht
Irida 28 vjeçe dhe 3 vjeçari Brian dy humbën jetën në spital privat, aty ku kishin shkuar për një mjekim më të specializuar për të cilin madje kishin paguar dhe mijëra euro. Të ftuar në studion e emisionit "Perballje" mjekët Jakaj, Dollenberg dhe Boçari ngrenë shqetësimin për sistemin ku ndodhet sot mjeku i cili nuk ka mundur të shkëputet nga ethet e parasë duke lënë mënjanë kështu dhe betimin e Hipokratit.
1 Shkurt 2024, 16:28 -
‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm, gjithçka marrëdhënie interesi! Anëtari i Këshillit të PD: 6 marsi test për Bashën e Berishën
Bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është një marrëdhënie e përhershme. Kështu ka pohuar anëtari i Kryesisë së LSI-së, Besnik Jakaj në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Jakaj theksoi se në politikë gjithçka është marrëdhënie interesi.
9 Shkurt 2022, 23:06 -
LSI-qeverisë: Lehtësoni rimbursimin e ilaçeve të COVID! Qeveria merr borxh, por nuk ndihmon qytetarët
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon qeverisë të lehtësojë procedurat për rimbursimin e barnave anti-covid. Përgjegjëse e bën atë se i la pa ndihmë qytetarët, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin aferat korruptive të qeverisë në kohë pandemie
29 Janar 2022, 12:14 -
Politikë
Bllokimi i Rinasit, debate në 'Repolitix', Mecaj: Hapësira ajrore sot 'në dorë' të NATO-s e SHBA, kontrollorët janë certifikuar nga ato! Jakaj: Pse i sjell nga Turqia dhe jo nga BE
Për opinionistin Arben Meçaj tashmë hapësira ajrore e Shqipërisë nuk është më nën juridiksionin shqiptar por kontrollohet nga NATO dhe SHBA dhe se kontrollorët turq të ardhur në Rinas janë sjellë pikërisht nga NATO dhe janë të certifikuar prej tyre. Por kjo nuk i ka pëlqyer kandidatit të LSI-së për deputet në Tiranë, Besnik Jakaj, i cili thotë se Rama mund t'i kishte marrë këto kontrollorë nga një vend anëtar i NATO-s dhe jo nga Turqia
8 Prill 2021, 23:10 -
'Presidenti del natën për fushatë', Jakaj: Rama e lidh Metën ende me LSI-në, e sulmon me shpresë se na dëmton ne
Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj në një intervistë për Report Tv i ka cilësuar akuzat e kryeministrit Rama se Meta bën fushatë, si sulme që kërkon të dëmtojnë LSI-në.
26 Shkurt 2021, 19:20 -
Rama thirrje partive si do bëjmë fushatë në pandemi, Jakaj: Nëse ftesa do ishte e sinqertë do ishte ideale! Spahiu: Forcat politike të vendosin rregull për shëndetin e qytetarëve
Thirrja që kryeministri Edi Rama u bëri një ditë më parë forcave politike që të ulen e të bien dakord për të vendosur rregullat se si do të bëjnë fushatë në pandemi duke respektuar masat anti-COVID, ka qenë pjesë e diskutimit në emisionin "Repolitix" në Report TV.
23 Shkurt 2021, 22:00 -
Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)
Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë.
9 Shkurt 2021, 22:43 -
Masat e reja anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes, orar i cili pritet të konfirmohet ditën e nesërme në mbledhjen që është paralajmëruar të zhvillohet lidhur me masat e reja shtrënguese.
9 Shkurt 2021, 20:52 -
'E çojmë LSI-në për skrap', Jakaj: Diversion politik nga Rama! Nuk ka armë të tjera, do të shkojë në fushatë me batuta (VIDEO)
Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj e ka cilësuar një luftë kriminale dhe diversion politik deklaratën e Ramës i cili tha se ka pasur një projekt me Bashën për të çuar për skrap LSI-në. I ftuar në emisionin Repolitix, Jakaj tha se Rama nuk ka më asnjë armë për të hyrë në fushatë ndaj shkon përmes batutave. Ai tha se koalicioni PD-LSI është i qartë paszgjedhor e do të shkojnë me dy lista ku vetëm në disa qarqe të vogla do të jenë me listë e përbashkët.
2 Shkurt 2021, 21:57 -
Vaksinimi/ Ish-kreu i ISHP dhe kandidati për deputet i LSI, Jakaj: Ku ta di unë se çfarë ka injektuar Rama dhe mjekët
'Ku ta dimë ne se çfarë ka injektuar Rama tek vetja dhe çfarë ka injektuar te disa mjekë? Kush ma vërteton këtë mua?". Ky është dyshimi që ka ngritur në një intervistë për Report Tv, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, i cili aktualisht kandidon për deputet për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Besnik Jakaj.
21 Janar 2021, 13:45 -
Situata me COVID/ Ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj në Report Tv: Pritet dimër i vështirë, grupet vunerabël të ruajnë veten
Frika nga COVID-19 ul imunitetin e organizmit, duke bërë që të jemi më të predispozuar që tu prekemi nga virusi. Kështu u shpreh ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj gjatë një interviste për Report Tv. Ai tha se dimri do jetë i vështirë dhe se SARSCOV2 do të bëje punën e tij. Ndaj ai kërkoi, sidomos nga grupet vunerabël që të ruajnë veten duke respektuar protokollet e sigurisë të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
11 Dhjetor 2020, 17:07 -
Video e tifozëve grumbull në lokal, zv.ministri i Shëndetësisë në 'Repolitix': Rasti po hetohet! Ish-kreu i ISHP: Papërgjegjshmëri nga qytetarët
Denoncimi i zv.kryeministrit Erion Braçe me një video ku shfaqen tifozë të grumbulluar duke parë ndeshjen në një lokal dhe thirrja e tij për ndërgjegjësim të qytetarëve se jeta vlen, është diskutuar edhe në emisionin "Repolitix", ku zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se ky rast ka ndodhur në Shkodër dhe policia ka bërë hetimet e duhura për të ndëshkuar qytetarët sipas ligjit. Edhe për ish kreun e ISHP-së, Besnik Jakaj, ky rast ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe se organet kompetente duhet të zbatojnë ligjin.
24 Nëntor 2020, 22:34 -
LSI: Rama të bëjë transparencë për sigurinë e barnave, në 2014 qeveria largoi disa kompani farmaceutike për qëllime klienteliste
LSI akuzon kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu se gënjyen kur deklaruan se në Shqipëri nuk bëheshin më parë analiza të barnave. Besnik Jakaj thotë se ishte qeveria që në 2014 largoi kompani farmaceutike për interesa klienteliste.
11 Shtator 2020, 13:27