Denoncon 'Rithemelimi': Korrupsion në shkollën profesionale në Shkodër, paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës

Denoncon 'Rithemelimi': Korrupsion në shkollën profesionale në Shkodër, paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës

Deputeti Belind Këlliçi

Deputeti Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi deklaroi nga Shkodra se drejtuesit e Shkollës së Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat janë përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit demokrat, në korrupsion janë përfshirë dhe zyrtarët e bashkisë së Vaut të Dejës. Megjithatë ajo që ra në sy ishte se gjatë denoncimit të Këlliçit, nuk ishte i pranishëm, kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia.

“Numri i nxënëseve që e ndjekin ka rënë me rreth 80%  nga viti 2012, ndërkohë numri i punonjësve, i atyre që punojnë dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50%. Ato pak lekë, ato pak para që shkojnë për bursat e nxënësve për trajtimin e tyre ushqimor vidhen. Nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu, ata sot nuk e marrin dot bursën dhe bursa e tyre shkon në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës. Kjo është një skemë në fakt kriminale e kryetari të bashkisë së Vaut të Dejës dhe nënkryetarit të bashkisë”, tha Këlliçi.

Teksa bëri thirrje që drejtësia të hetojë rastin, deputeti tha se keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh edhe për shkak të ndarjes territoriale.

“Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në këtë zonë, keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh kudo dhe kjo është produkt i një reforme tërësisht të dështuar territoriale dhe i atyre bashkive të 2019 me 6%”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.

Nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, të artikuluara nga Bushati përmes deputetit të Rithemelimit të Belind Këlliçi. Këtë herë, reagimi nuk ka ardhur nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD-së së Berishës që të mos merret me këto çështje të pavërteta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Zëvendës kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës i përgjigjet Këlliçit: Akuza politike, mos u merrni me çështje të pavërteta

Nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, të artikuluara nga Bushati përmes deputetit të Rithemelimit të Belind Këlliçi.

Këtë herë, reagimi nuk ka ardhur nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD-së së Berishës që të mos merret me këto çështje të pavërteta.

Shkreli ka thënë se personeli i konviktit të anatemuar për abuzime, është me personel vetëm 15 persona, njëri prej të cilëve sanitar, kushëri i largët i tij.

Numri 2 i Bashkisë Vau- Dejës ka sjellë në vëmendje se PD ka djegur palestrën e kësaj shkolle, duke i cilësuar akuzat e Këlliçit si politike dhe në kuadër të fushatës elektorale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen