Zëvendës kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës i përgjigjet Këlliçit: Akuza politike, mos u merrni me çështje të pavërteta

Zëvendës kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës i përgjigjet Këlliçit: Akuza politike, mos u merrni me çështje të pavërteta

Nuk ka vonuar përgjigja nga Bashkia Vau Dejës për abuzimet me konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”, të artikuluara nga Bushati përmes deputetit të Rithemelimit të Belind Këlliçi.

Këtë herë, reagimi nuk ka ardhur nga kryebashkiaku Mark Babani, por nga zëvendësi i tij Kristian Shkreli. Ai ka hedhur poshtë akuzat për abuzime nga, duke i kërkuar PD-së së Berishës që të mos merret me këto çështje të pavërteta.

Shkreli ka thënë se personeli i konviktit të anatemuar për abuzime, është me personel vetëm 15 persona, njëri prej të cilëve sanitar, kushëri i largët i tij.

Numri 2 i Bashkisë Vau- Dejës ka sjellë në vëmendje se PD ka djegur palestrën e kësaj shkolle, duke i cilësuar akuzat e Këlliçit si politike dhe në kuadër të fushatës elektorale.


Lajmi kryesor:

Denoncon 'Rithemelimi': Korrupsion në shkollën profesionale në Shkodër, paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen