SHBA - NBA zhvilloi shtatë ndeshjet e radhës në parket. Elita e basketbollit amerikan dhuroi surpriza, ndërsa Denverit s'i mjaftuan 61 pikët e Nikola Jokic për të fituar në shtëpi kundër Minnesotas. Sukses për Golden State, aty ku Stephen Curry ishte protagonist me 52 pikë. Fitore për Orlandon, Chicagon e New York.
Fitorja e tretë radhazi për ekipin e Golden State, që mundi 134-125 Memphis jashtë fushe dhe konsolidon pozitat në vendin e pestë në Perëndim. Ndeshje speciale për Stephen Curry, që realizoi 52 pikë e 10 rebound, duke qenë lider për Warriors.
Rikthehet te fitorja skuadra e Milwaukee, që mundi 133-123 Phoenix. Të gjithë titullarët e skuadrës së Bucks realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 11 asist, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Booker për miqtë.
Në sekondat e fundit të kohës shtesë fiton Minnesota, që mundi 140-139 Denver. Anthony Edwards me 34 pikë ishte lider për miqtë, ndërkohë që Jokic realizoi 61 pikë, 10 rebound e 10 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Rezultatet në NBA:
Atlanta – Portland, 113-127
Milwaukee – Phoenix, 133-123
New York – Philadelphia, 105-91
Chicago – Toronto, 137-116
Memphis – Golden State, 125-134
San Antonio – Orlando, 105-116
Denver – Minnesota, 139-140
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Prill, 07:13
Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?
-
Të qetë
55.8%
-
Të tensionuar
37.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor vjetor, Presidenti: Jam në formë shumë të mirë
12 Prill, 12:37
-
Mbështetje amerikane për Berishën? Fjalimi i LaCivita tregoi të vërtetën
12 Prill, 10:51
-
Evropa nuk i beson SHBA-së: Gati për të goditur Silicon Valley
12 Prill, 08:20
-
Mero Baze: LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal
11 Prill, 21:43
-
Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA- në Shqipëri
11 Prill, 17:52
-
Ironia e Ylli Manjanit: Erdhi ore Krisi, që të na sjellë Fatmir Mediun se ngeli andej
11 Prill, 17:26
-
Tarifat e SHBA/ BE, Japonia e Kina afrohen me njëra tjetrën, do mbajnë samite në maj e korrik
11 Prill, 17:08
-
Arma sekrete e Kinës në luftën tarifore me SHBA/ Frika që 'fshihet' në Wall Street
11 Prill, 15:34
-
I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff takohet me presidentin Putin në Rusi
11 Prill, 15:28
-
Zhvlerësohet dollari, prek nivelin më të ulët të dekadës
11 Prill, 13:17
-
Kina rrit sërish tarifat doganore ndaj SHBA-ve me 125 %/ Vendimi hyn në fuqi nesër, rriten tensionet mes dy vendeve
11 Prill, 10:39
-
Tarifat doganore të Trump/ Bursa e Wall Street futet në kolaps, dollari pëson rënie drastike! Tesla ndalon shitjet në Azi
11 Prill, 09:15