Depo në mes të Tiranës/ Nis ekzaminimi i armëve të sekuestruara, mund të zbardhin krimet ndër vite! Interpol-it i dorëzohet mandat arresti për Sokol Xhurën

TIRANE - Shumica e armëve të zbuluara nga policia në bazën e 19-të në Tiranë, rezultojnë të vjedhura në ish-repartet ushtarake të Tufinës në trazirat e viteve ’97. Report Tv mëson se ky rezultat ka ardhur pas ekzaminimit nga Policia Shkencore të armëve të sekuestruara në 19 baza të armëve në Tiranë që grupet kriminale tregtonin mes njëri-tjetrit për t’i përdorur në krime të rënda.

Predhat luftarake e antitankët i janë dorëzuar policisë, ndërsa automatikët, pistoletat, mitrolozët do t’i nënshtrohen ekzaminimit për t’u ballafaquar qitjet e armëve me gëzhojat e sekuestruara në krime pa autorë ndër vite me një shpresë për zbardhjen e tyre.

Në ish- magazinat e ndërmarrjes “Migjeni” në Tiranë në dukje të braktisura u zbulua një nga vendet me armatimin më të madh në Shqipëri që prej vitit 1997, ndodhur vetëm 3.3 kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Report Tv mëson se SPAK i ka dorëzuar Interpol-it mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën, pronarin e ambjenteve, i cili 2 javë para operacionit është larguar drejt SHBA-ve ku jetonte prej disa vitesh.

Një tjetër bazë u zbulua në zonën e Tufinës pranë banesës së Nehat kullës, ish-gjeneralit të trazirave të armatosura, që u nda nga jeta nga Covid-19. Në këtë aksion u arrestuan 4 persona, Bujar Jaupi, Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, mes tyre edhe një tornitor që bënte silenciatorin e pistoletave. Më herët ishin vënë në pranga Edmond dhe Enver Jamaku, ky i fundit i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë që çoi policinë drejt bazës së 19 në Tiranë, e cila doli në dritë pas shembjes së murit kamuflues, ndërsa në mesin e armatimeve u gjet edhe flamuri i Partisë Demokratike.

Kontrollet e magazinave që shërbejnë për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake u bënë me urdhër të SPAK. Vrasësit me pagesë që dyshohet se zotërojnë armatimet operonin jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Në magazina u sekuestruan: automatikë, snajper, antitank, kundërajrorë, mitroloz, pajisje ushtrarake, dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, predha antitank, arkë me lëndë eksplozive tritol, granata të ndryshme, kilogramë lëndë ekspoloziv C4, armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

1618561848_xhura.jpg

Sokol Xhura dhe depoja e armëve

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare