Në deponimet para prokurorëve të shqyrtuara nga BIRN, Jamarbër Malltezi tha: “Unë kisha informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone kështu që mendova se qe një biznes i mirë.” Flutura Kola shpjegoi se si ajo, bashkëshorti i saj dhe Malltezët patën punuar sëbashku për të siguruar tokë për Fazlliçin në mënyrë që të nxirrnin fitime. Ajo pranoi se kishte “informacion që kjo zonë qe miratuar… nga qeveria si një zonë për ndërtimin e depozitave të naftës dhe hidrokarbureve”.
Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik. Ai pranoi se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm.
Ndërkohë, banorët e zonës, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com