TIRANE - Deportohet për në Kosovë, 24-vjeçari i arrestuar në Rinas, mbrëmjen e të premtes në tentativë për të shkuar për të luftuar si xhihadist në Siri. Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të A1Report, sipas të cilave Mentor Zejnullahu, ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.
24-vjeçari nga Kosova kishte hyrë në Shqipëri për t'u nisur me linjat ajrore në Turqi, dhe prej këndej në Siri. Policia kufitare në Rinas kishte zbuluar në celularin e Zejnullahut, video dhe gjurmë komunikimit me grupet e xhihadistëve në Siri.
Zejnullahu është është kosovari i dytë i dyshuar si xhihadist i arrestuar në Tiranë në 3 muajt e fundit. Ai ka qenë duke marrë avionin në drejtim të Turqisë me destinacion përfundimtar Sirinë. Kjo ka ngritur edhe dyshimet e kontrollorëve të cilët e kanë pyetur në lidhje me arsyet e udhëtimit të tij në këtë vend që prej kohësh është në luftë.
I riu nga Kosova është treguar konfuz në deklaratat e tij gjë që ka shtuar edhe dyshimet se, ai mund të ishte duke shkuar në Siri për të luftuar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com