Depozitat bankare, 4% e
individëve kanë 55% të tyre
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) duke raportuar në Kuvend për zhvillimet e vitit 2016, njoftoi se vlera e kursimeve që përfitojnë nga skema e sigurimit, arriti në 611.4 miliardë lekë (kjo shumë zotërohet nga 96% e depozituesve), teksa totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1.114 miliardë lekë.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) duke raportuar në Kuvend për zhvillimet e vitit 2016, njoftoi se vlera e kursimeve që përfitojnë nga skema e sigurimit, arriti në 611.4 miliardë lekë (kjo shumë zotërohet nga 96% e depozituesve), teksa totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1.114 miliardë lekë.
Për rrjedhojë, 4 për qind e individëve depozitues zotërojnë 45 për qind të totalit të depozitave me një vlerë prej 503 miliardë lekësh. Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi se depozitat e siguruara ishin në vlerën 611.4 miliard lekë, që përbën 55% të totalit të depozitave.
Vlera e depozitave të siguruara u rrit me 18.1 miliardë lekë ose 3% krahasuar me një vit më parë. Numri i depozituesve individë që i kanë depozitat me vlerë deri në 2.5 milionë lekë është 2.395.939 (përfaqësojnë 96% të depozituesve individë që përfitojnë nga skema) dhe, krahasuar me një vit më parë, ky numër u rrit me 12%, njofton ASD.
Në 31 dhjetor 2016, vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka është 31.24 miliardë lekë ose 12.9% më i madh se një vit më parë. Rritja e qëndrueshme e fondit të sigurimit të depozitave në banka dhe ecuria e depozitave të siguruara në sistemin bankar kanë sjellë një rritje të vazhdueshme të raportit të mbulimit, nga 2.01% në vitin 2009, në 5.11% në fund të vitit 2016.
Raporti i mbulimit mbi 5% të depozitave të siguruara u arrit për herë të parë që nga krijimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Realizimi i këtij objektivi, si një tregues i përfshirë në Ligjin për Sigurimin e Depozitave, është i rëndësishëm sepse dëshmon për efikasitetin e skemës për t’ju përgjigjur detyrimeve ndaj depozituesve si dhe ecurinë pozitive të fondit të sigurimit të depozitave në banka ndër vite.
Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin në raportim, ishin 2.99 miliard lekëë ose 3.2% më të larta se një vit më parë, në harmoni me rritjen e depozitave të siguruara në sistem. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2016 ishin 782.2 milionë lekë.
“Në përmbushje të parametrave të përcaktuar në strategjinë afatmesme dhe planit vjetor, si dhe në kushtet e uljes së ndjeshme të normave të interesit, të ardhurat e Agjencisë në total u realizuan në masën 97.4% në krahasim me planin për vitin. Shpenzimet korrente janë realizuar në masën 92% në krahasim me planin. Këto shpenzime rezultuan sa 25.7% e të ardhurave nga administrimi i mjeteve financiare dhe 5.3% e të ardhurave në total” thuhet në raportin e ASD.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00