Depozitat shënojnë qëndrueshmëri

/ATSH/- Depozitat, treguesi kryesor që mat gjendjen e likuiditetit dhe aktivet në sistemin bankar arriti nivelin e 42% në mesin e këtij viti, vlerë kjo shumë më e lartë se vlerat minimale e kërkuar nga Banka e Shqipërisë.
Ekspertët e bankave tregojnë se, ngadalësimi i kreditimit, ka kontribuar në krijimin e tepricës së likuiditetit në sektorin bankar dhe Banka Qendrore vlerëson se kjo tepricë likuiditeti lë hapësirë për zhvillimin e aktivitetit kreditues.
BSH-ja bën të ditur se, tregjet financiare shqiptare rezultojnë likuide dhe aktiviteti në to paraqitet i stabilizuar. Politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë i ka sjellë normat e interesit të kredive në nivele minimale historike dhe ka nxitur kërkesën për kredi. Portofoli i kredisë në lekë ka vazhduar të shfaqë një ecuri pozitive; norma vjetore e rritjes së këtij portofoli qëndroi në nivelin 5.2% në muajin gusht, ndërkohë që pesha e tij ndaj kredisë totale u rrit në nivelin 41%. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin