Deputetja e PS: Paloka fyen gratë deputete të kuvendit, të merren masa

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka folur në studion e Report Tv, lidhur me masat e marra për të parandaluar incidente në protestën e nesërme nga opozita. Ajo tha se protesta duhet të jetë e paqtë dhe qytetarët duhet të distancohen nga dhuna. 

"Lidhur me protestën e nesërme Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë ku i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës. Është dëshpëruese sepse opozita u përpoq më parë të përdorte studentët dhe kërkesat e tyre Policia përgatitet në mënyrë serioze për ccfarëdolloj situate. Ajo është e përgatitur edhe për situtën më të keqe.Opozita duhet të bjë thirrje për një tubim të paqtë dhe pa forme dhune. Duhet të dalim jashtë influencës vetjake dhe pushtetit personal. Shqipëria ka bërë shumë përparime gjatë këtyre viteve dhe nuk duhet të heqim dorë nga rruga për të qenë të barabartë me vendet e tjera."

Ajo foli edhe për incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kuvend ku shpreu keqardhje për gjestin e opozitës, duke e quajtur atë një përpjekje për të marrë vëmendje pasi nuk ka asnjë altenativë për t'i ofruar popullit të këtij vendi.

"Ajo që ndodhi dje ishte një turp. Ndjeva keqardhje për gjestin e opozitës. Ata duan t'i vënë flakën Shqipërisë. Shqiptarët u ndjenë të turpëruar nga gjesti i ulët. Ata nuk asnjë alternativë, nuk kanë program për shqiptarët dhe merren me akte të tilla. Kjo e fyen dinjitetin tonë si kuvend. Byroja e Kuvendit ka nevojë të rishikohet për masa më të ashpra për persona që kryejnë veprime të ulëta në kuvend, të cilat njollosin punën tonë.

Boja mund të jetë substancë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Këto janë indinjatA dhe turpe që theksojnë faktin se opozita nuk ka agjendë. Dita e djeshme duhet të ishte një ditë historike për shkak të ratifikimit të marrëveshje për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në NATO, por edhe sepse kishim në mesin tonë një mik. Opozita nuk e respektoi mikun por bëri një sjellje të shëmtuar, duke kryer një gjest të shëmtuar.

Ne duhet të flisnim sipas një agjende dhe jo të uzorponim parlamentin. Unë nuk shpreh vetëm shqetësimin tim por të gjithë kolegëve. Edi Paloka ka fyer shpesh herë gratë deputete të kuvendit të Shqipërisë, dhe për këtë duhet të merren masa. Shpresoj se rregullorja e parë do ketë një impakt që shfaqje të tilla të trupshme të mos përsëriten më", tha Gjebrea.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 15/02/2019 21:37

    Pse e telendoset kaq kete Paloqen mire ska loqe po nuk ka as mend sa per gjuhen e ka te kulluar fare th th th

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora