Deputët dënojnë dhunën ndaj
A1 Report, Peza: Akt burracakërie!

Deputët dënojnë dhunën ndaj<br />A1 Report, Peza: Akt burracakërie!
TIRANE - Ngjarja e një dite më parë në Lazarat ku u sulmua me arme grupi i xhirimit te A1 Report me në krye gazetarin Gert Xhaja është denoncuar nga deputetët e Komisionit të Medias. Deputeti socialist Alfred Peza njëherësh nënkryetari i Komisionit të Medias e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndën qysh nga viti 1990. Në emër të partise socialiste Peza ka garantuar mbështëtje ndaj gazetarëve ndërsa ka kritikuar heshtjen e opozitës duke i sjellë ne vëmendje rastin e gazetarit Telnis Skuqi për të cilin opozita e ngriti si shqetësim.

“Është një nga rastet më të rënda që ka ndodhur në median shqiptare pas vitit 1990. Ne do të ndërmarrim çdo hap politik, çdo hap institucional, çdo hap ligjor për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj autorëve, për t’i dhënë një mesazh të gjithë atyre që guxojnë të prekin shenjtërinë e profesionit të gazetarit. Unë ftoj edhe kolegët e opozitës të bëjnë të njëjtën gjë sepse kanë heshtur dhe kjo është prapë e paprecedentë, pasi jo më larg se para pak ditësh, u kërkua një seancë dëgjimore për një gazetar të asaj zone, i cili kishte bërë disa shkrime dhe pretendonte se ishte kërcënuar. Ndërkohë që kjo ngjarje ndodhi në mes të ditës, e panë të gjithë, dhe flakët bënë xhiron e botës dhe vetëm opozita shqiptare nuk i pa.” shprehet Peza

Djegja e makinës se grupit të xhirimit të A1 report është quajtur si akt burrackërie nga deputeti Peza.

“Aty kishte qindra makina policore, pse nuk guxuan të preknin një makinë policie por guxuan të preknin një makinë civile. Këta ishin disa burracakë që bënë një veprim të tillë. Nëse ka dy grupe personash të paprekshëm në situata të jashtëzakonshme, ato janë gazetarët dhe mjekët e Kryqit të Kuq.” theksoi Alfred Peza

Në mbështetje të medias ka dalë dhe deputetja Klodiana Spahiu e cila eshtë shprehur se lufta ndaj drogës nuk duhet të ketë ngjyrime politike 

“Kjo është një kauzë e të gjithë shqiptarëve. Mendoj se opozita duhet të ishte e para që duhet të reagonte ndaj këtij akti të rëndë ndaj gazetarit, apo ndaj aktit përsëri të rëndë duke plagosur një prej përfaqësuesve të forcave RENEA mbrëmë në darkë. Janë momente që duhet ndërhyrja e të gjithë forcave politike pa ngjyrim, pa ndarje politike, duke qenë të gjithë bashkë në luftën kundër drogës, në luftën kundër këtij grupi trafikantësh.” tha deputetja Klodiana Spahiu

Ndërsa Kryetari i Komisionit të Medias Genc Pollo i pari dhe i vetmi nga Partia Demokratike që ka reaguar dhe ka dënuar aktin e dhunshëm ndaj medias ka theksuar publikisht se kjo çështje do të denoncohet edhe ne aolën e Kuvendit ashtu siç u bë me gazetarin Skuqi. Deputeti demokrat tha se duhet të vihen para drejtësisë përgjgjësitë
 
“Dhuna kundër gazetarëve është e papranueshme, është e dënueshme ashtu siç kemi reaguar kur kolegu juaj Telnis Skuqi. Fatkeqësisht reagimi ishte vetëm i opozitës. Mendoj se si për ju, si për kolegët tuaj të A1 Report, si për kolegët tuaj gazetarë, është shumë e rëndësishme të kenë mbështetjen e organeve politike në mënyrë që dhuna të shkojë në zero apo që dhuna të reduktohet. Ajo që duhet të ndodhë është investigimi korrekt, policor, nga ana e Prokurorisë dhe me përgjegjësit, autorë të veprës penale të vendosën para drejtësisë.” tha Pollo

Grupi i xhirimit të televizionit A1 Report ra pre e një terrori me armë nga trafikantët e drogës mesditën e së hënës në Lazarat, teksa hynte për të pasqyruar aksionin antikanabis të policisë.Breshëri plumbash janë derdhur ndaj makinës me logo, ku gjendeshin gazetari i aktualitetit Gerti Xhaja, operatori Renis Kele, inxhinieri Kreshnik Marku dhe shoferi Hair Ismailonji, i mbetur letësisht i plagosur. Të maskuar me kapuç dhe të armatosur rëndë, trafikantët për 15 minuta kanë mbajtur peng 4 pjestarët e grupit të xhirimit duke i nxjerrë nga makina me tytën e kallashit në kokë, ndërsa kanë shpëtuar fatmirësisht falë ndërhyrjes së një banori të zonës i cili u përball me trafikantët dhe mori në makinën e tij grupin e redaksisë së A1 Report duke i çuar pranë forcave RENEA në hyrje të fshatit.

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit