TIRANE - Deputetët e Partisë Socialiste vijojnë turin e tyre të bisedimeve me fermerët vendas. Fshati Kallm në qarkun e Fierit ishte sot ndalesa e rradhës e deputetit Eduard Shalsi. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët e zonës, Shalsi i ka garantuar ata se programi për një “Rilindje Shiptare” ka në qendër të fij fshatin shqiptar.
“Nuk mund të ketë një rilindje shqiptare pa një rilindje të fshatit. E thatë edhe ju, e thonë edhe shqiptarët kudo në Shqipëri, fshat i braktisur, fshat i harruar. Fshati real është ky që shohim përditë. Probleme të jashtëzakonshme me ujitjen, probleme të jashtëzakonshme me kullimin. Inpute bujqësore jo vetëm me cilësi të dobët por me çmime jashtëzakonisht të larta sa e bën të pamundur që fshatari të arrijë të prodhojë”, u shpreh Shalsi.
Deputetja socialiste Arta Dade ka vizituar një stallë dhensh në fshatrat e Gjirokastrës. Dade është njohur me situatën e vështirë në të cilën ndodhet blegtoria shqiptare, duke i siguruar banorët se programi i PS-së për një “Rilindje të fshatit” do të ndryshojë këtë situatë.
“Një shtet i përgjegjshëm i ka nën kujdes edhe rritjen abuzive të çmimeve, të farërave. Nafta brenda 3 vjetëve është rritur 2.5 herë. Ndërsa ne sigurisht do të bëjmë subvencionet lidhur me naftën për mekanikën bujqësore. Lehtësimin e kushteve, sepse edhe atje ku mund të kultivohet duhet të ketë ujitje dhe kushte të tjera. Duhet të rehabilitojmë sistemin e ujitjes dhe patjetër që ne do t’i bëjmë realitet sepse janë gjëra që mund të bëhen”, u shpreh Dade.
Deputetja e Partisë Socialiste Luiza Xhuvani ka qenë në zonat e mbjella me agrume në fshatrat e zonës së Konispolit. Ajo vizitoi plantacionet e agrumeve në fshatrat Xarrë dhe Shkallë. Në këtë zonë para pak ditësh për shkak të një breshëri prodhimi i tyre ishte shkatërruar thuajse totalisht.
“Ajo që unë konstatoj është se këtu mungon infrastruktura, mungojnë kanalizimet. Ajo që do të bëjë PS në bazë të një grupi punë që ka ngritur me specialistët më të mirë të fushës brenda dhe jashtë vendit është: Do të pesëfishojë investimet publike për bujqësine, ku futet këtu edhe infrastruktura. Do të rehabilitojë dhe do të vërë në përdorim kanalet e ujësjellësit edhe të kullimit. Do ndjekë politika fiskale që do të ulë koston e prodhimit që do të thotë se do të heqë akcizën, TVSH-në dhe taksën e qarkullimit të naftës. Zero për qind do të jetë TVSH-ja për makineritë bujqësore”, tha Xhuvani.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com