Berisha bëri përgjegjës për reformat e dështuara qeverinë, duke theksuar se ato i shërbejnë vetëm pasurimit të kryeministrit Rama. “Ju e dini se qindra e mijëra burra kanë punuar në kooperative si skllevër dhe kanë marrë paga që po ti thuash sot edhe 10 qindarka ka pasur raste, dhe ju tani i thoni atyre do punoni edhe dy vite me tepër për të marrë pension. Të kalosh në ndihmë të pjesshme ekonomike 32 mijë familje, kjo nuk është refomrë, kjo është antrireformë. Ju po shkatërroni qënit njerëzore në këtë mënyrë”, u shpreh Berisha. Ish-kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Rama dhe kandidatin e mazhorancës për Tiranën, Erion Veliajn. Po çfarë reformash bëtë ju që ja latë prodhimet fermerëve të Korçës dhe Myzeqesë ti kalbeshin, çfarë reformash më thoni? Kur sot shqiptarët marrin 10% më pak, pa llogaritur heqjen e shpërblimit të vitit, këto janë reforma? Po ju sa merrni? 5 herë më shumë shkoni në surrel 1.5 mln euro. Është bërë Surreli sikur me qen fshati i Don Korleones. Dasmën ma ka bërë mamaja, thotë ai, ndërsa nga ana tjetër ble vila miliona euro”, deklaroi Berisha. Mungesën e vëmendies dje në seancë, Berisha është përpjekur duke folur për historinë rozë të një ministri. Sipas tij, në një nga kabinetet e ministrive punonjësve u kërkohet të heshtin për historinë rozë të eprorit të tyre.
Zgjedhjet
Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës së saj dje në seancë denoncoi si mjaft shqetësuese vjedhjene votës që po bëhet në Shkodër. “Shiten xhinse, të mbrendshme apo ndonjë bluzë, në varësi të rastit. Çfarë po ndodh në Shkodër? Merren kartat e identitetit dhe i jepen 30 euro për kaq numër votash, 50 euro për kaq numër votash. Vota është ndërgjegjia dhe shpirti I njeriut. Unë besoj se shkodranët nuk shiten.
S’janë shitur asnjëherë në histori. I them kryetarit të Parlamentit të parit, të stopojnë këtë model të neveritshëm. Jo se ka për të fituar nodnjë gjë po se ka krijuar një model të neveritshëm në kaq vite”, u shpreh Topalli. Ndërkohë që në fund të seancës parlamenti miratoi me 83 vota pro marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionerëve të BERZH-it për By-Passet rrugore të Fierit dhe Vlorës në vlerën 250 mijë euro. Gjatë mbrojtjes së këtij projektligji ministri i Transporteve Haxhinasto u shpreh se vetëm për vitin 2015 janë rreth 16 miliardë lekë që priten të investohen.
