TIRANE- Projektligji për ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë marrë goditjen e dytë dje nga anëtarët e mazhorancës. Deputetët e Komisionit të Sigurisë janë shprehur kundra propozimeve të bëra nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve për 10 fishim të gjobave për drejtuesit e mjeteve. Megjithëse në parim votuan pro këtyre ndryshimeve të propozuara, deputetët e mazhorancës kanë qenë të gjithë në bllok kundra ashpërsimit të gjobave për drejtuesit mjeteve.
/Shqiptarja.com









