Deputetë dhe aleatë të PD-së
"përplasen" me Bashën për bojkotin

Deputetë dhe aleatë të PD-së<br />
TIRANE - Vendimi i liderit të opozitës Lulzim Bashës për të bojkotuar Kuvendin ka sjellë edhe përplasjen ndërmjet deputetëve të PD-së dhe kryetarit të tyre. Shkak për këtë është bërë fakti se kreu i PD-së nuk i ka marrë mendimin asnjërit prej deputetëve, por është konsultuar vetëm me grupin e tij të ngushtë. Para 2 javësh kryetari i Partisë i kishte lajmëruar deputetët e tij se të hënën e parë të Shtatorit do të mblidheshin për të marrë vendimin për bojkotin e Kuvendit. Sipas kësaj, ligjvënësit demokratë ishin përgatitur për dhënie mendimi tek kryetari i tyre dhe që të merrej vendimi përfundimtar. Kjo ndjejnë u shtua edhe më shumë në momentin kur kreu i PD-së hyri në sallën e grupit ku i takoi të gjithë deputetët një nga një, përfshirë edhe Jozefina Topallin. Por Basha ia prishi entuziazmin deputetëve të PD-së ku lexoi vendimin pa u konsultuar fare me ata, gjë e cila solli edhe pakënaqësitë.

Vendimi për bojkotin e Kuvendit u bë me argumentin se PD-ja do të ngrejë struktura paralele me parlamentin në mënyrë që të japë mendimet e saj në zyra të posaçme pranë PD-së si departamentet apo edhe në tryeza të shumta me shoqërinë civile. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetëve demokrat të cilët kanë kërkuar që këtë debat ta zhvillojnë në Kuvend dhe jo në tryeza. Konkretisht deputet si Astrit Patozi, Mesila Doda, Majlinda Bregu si edhe aleatët e PD-së si Mediu dhe Dashamir Shehi kanë deklaruar se janë kundër bojkotit. Kjo gjë u dallua në momentin kur Basha dha lajmin se PD do të vijonte bojkotin e saj parlamentar. Menjëherë pas kësaj, Dashamir Shehi ndryshoi qëndrim në mimikën e fytyrës së tij duke u vrenjtur, Doda shprehu habi tek kolegia e saj Albana Vokshi, ndërsa Patozi mbajti një qëndrim të akullt përpara medieve.

Pas fillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura kanë filluar edhe debatet ndërmjet deputetëve, debat i cili konsistonte në mënjanimin e tyre nga marrja e vendimit dhe jo nga qëndrimi për të bojkotuar Kuvendin. Doda replikoi direkt me Bashën duke kërkuar që të futeshin sërish në Kuvend. Por ajo gjeti jo vetëm qëndrimin e Bashës por edhe të Berishës dhe Palokës. Patozi nga ana tjetër doli kundër planit për të ngritur struktura paralele. Ai kërkoi që të mos merrej kjo nismë dhe debati opozitar të zhvillohej në Kuvend pasi edhe impakti do të ishte edhe më i madh, por sërish gjeti përplasje palën tjetër.

Aleati kryesor i PD-së, Fatmir Mediu në qëndrimi ne tij theksoi se PD-ja duhet ta rimendojë edhe një herë qëndrimin bojkotues por duke mos komentuar më tej vendimin e Bashës.

Kësisoj pavarësisht debateve, prezenca e Berishës në mbledhjen e grupit bëri që ata të mos hidheshin më shumë në sulm ndaj Bashës, ndryshe nga se u bë në vendimin parë të PD-së për të bojkotuar.
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë