Deputetet apel për pjesmarrje në
votim: Gra e vajza votoni masivisht

Deputetet apel për pjesmarrje në<br />votim: Gra e vajza votoni masivisht
Duke qenë se përfshirja e grave në këto zgjedhje është më e madhe se kurrë më parë, kanë qenë deputetet gra të forcave kryesore politike, të cilat nëpërmjet deklaratave për mediat u kanë bërë thirrje grave, por edhe të gjithë shqiptarëve që ende nuk kanë shkuar të votojnë, të shojnë të ushtrijnë këtë të drejtë themelore.  

Kanë qenë deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, Kryetararja e Këshillit Kombëtar Drejtues të LSI-së, Erisa Xhixho, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe nënkryetarja e FRESSH, Maria Myridinasi  të cilat u kanë bërë apel të gjitha grave të marin pjesë masivisht në votime. “Vota në këto zgjedhje është vendimtare për individin, familien dhe komunitetin, ndaj është shumë e rëndësishme vota e gjithsecilit”, - ka qenë mesazhi i deputeteve gra në deklaratat e tyre.

Ora 18:05 Myridinas: Bëni detyrën kryesore që qytetari ka në demokraci: Votoni!
Nënkryetarja e FRESSH Maria Myridinas ka dalë edhe një herë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar që rë shkojnë të ushtrojnë këtë të drejtë të tyre.

Ajo ka thënë se kanë mbetur edhe 60 minuta që të gjithë qytetarët të jenë protagonistë me votën e tyre. Myridinas teksa u ka bërë thirrje edh etë gjithë atyre që jetojnë në fshat që të votojnë, u ka kërkuar edh etë gjithë emigrantëve që të telefonojnë familiarët e tyre në shqipëri dhe te tipyesin nëse kanë votuar sepse vota e tyre është investim edhe për ju që kur të ktheheni në shtëpi të gjeni një vendlindje me të mirëqeverisur.
maria myridinasi
“Edhe 60 minuta për të votuar nëse se keni bërë akoma. 60 minuta për ju 18 vjeçarë që të jeni protagonistë me votën tuaj të parë.
Nëse s’keni votuar ende, çfarë prisni që të jeni pjesë e historisë së komunitetit tuaj? Shkoni të votoni. Janë vetëm 4 minuta pune që përcaktojnë si do të punojnë në 4 vitet e ardhshme të zgjedhurit e komunitetit tuaj. 60 minuta për ju vajza të reja, nxënëse apo studentë, që të hidhni firmën tuaj në vendimmarrjen e sotme të komunitetit ku jetoni. Nëse se keni bërë ende, është koha ta bëni, të votoni për familjen tuaj, për shkollën dhe hapësirat publike të bashkisë së re ku jetoni. 4 minuta do t'ju duhen për të ndikuar drejtimin e bashkisë suaj të re në katër vitet e ardhshme. Në vajzat dhe nënat e gjyshet tona sot kemi një arsye me shumë se burrat e djemtë për të votuar. Sepse sot vulosim vendimin historik të pjesëmarrjes së barabartë me burrat e me djemtë në vendimmarrjet për komunitetin. Prandaj votoni votoni votoni. 60 minuta akoma edhe për ju djem, shokë e miq, për t'u bashkuar me ne vajzat dhe për t'i dhënë rinise peshën që i takon në këtë ditë historike! Nëse s’keni votuar ende, çfarë prisni?! Ngrihuni dhe shkoni të bëni detyrën kryesore që qytetari ka në demokraci: Votoni! Votoni edhe ju prindër, sepse vota sot vlen për te pasur çerdhe kopshte shkolla më të mira për fëmijët tuaj. Votoni për familjen tuaj. Votoni edhe të gjithë ju që jetoni në fshat sepse sot, për herë të parë, ju do të votoni si të barabartë dhe për të pasur shërbime të barabarta me ata që jetojnë në qendër të bashkisë suaj të re. 60 minuta për të mos mbetur pa votuar! Shfrytëzojeni këtë kohë për të qenë pjese e Shqipërisë që vendos me votë. Dua t'u bëj thirrje të gjithë studenteve ne emigracion: Telefonojini të afërmit tuaj dhe verifikoni nëse kanë votuar! Sepse vota e tyre është investim edhe për ju që kur të ktheheni në shtëpi të gjeni një vendlindje me të mirëqeverisur. Kërkojuni atyre të votojnë nëse se kanë bërë ende dhe kujtojuni që kanë ende 60 minuta për ta thënë fjalën tuaj edhe për ju!
”, - tha Myridinas
 
Ora 17:39 Xhaçka: Mos e lini në dorën e askujt tjetër të vendosë për ju! Votoni!
Teksa kanë mbetur edhe vetëm 90 minuta deri në mbyllje të procesit të votimit,  zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka u ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar që tu drejtohen qendrave të votimit e të votojnë.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në votime aq më e madhe do të jetë  përgjegjësia e të zgjedhurve nesër. Teksa bën thirrje për votim, ajo ka tha se Kanë mbetur edhe 90 minuta, ndërsa  për të votuar duhen vetëm 4 minuta, por ndikimi i votës suaj zgjat 4 vjet
olta xhacka
Edhe vetëm 90 minuta për të votuar të dashur qytetarë. Edhe vetëm 90 minuta të dashura nëna e motra, gra e vajza që ende nuk keni votuar. Ky 21 qershor ka një rëndësi të veçantë prandaj kush nuk ka votuar ende duhet të vlerësojë rëndësinë që ka shkuarja sot në qendrën e votimit.
Çdo votë më shumë ka rëndësi, pavarësisht se për kë votoni. Sepse sa më e lartë pjesëmarrja sot aq më e madhe përgjegjësia e të zgjedhurve nesër.
Çdo votë sot është një investim për të ardhmen e bashkisë suaj të re, të familjes suaj, fëmijëve tuaj, mbesave e nipërve tuaj. 
Vota e sotme është një votë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën tuaj jashtë mureve të shtëpisë. Është një votë që vendos sesi do të pastrohet, përmirësohet, projektohet drejt të ardhmes bashkia ku ju jetoni. Prandaj këto 90 minuta të mbetura kanë shumë rendësi që t’i shfrytëzoni për të mos mbetur pa votuar.
Kjo e sotmja është një votë që përcakton nëse nesër do të keni bashkinë që doni, një bashki ku ju meritoni të jetoni më mirë prandaj edhe duhet të votoni për atë që meritoni. Pavarësisht se për cilin kandidat apo forcë voton, fakti që voton ka një rëndësi të posaçme sepse të bën pjesë të përgjegjësisë së lartë qytetare. Prandaj votoni, votoni, votoni! Kanë mbetur edhe 90 minuta. Për të votuar duhen vetëm 4 minuta, por ndikimi i votës suaj zgjat 4 vjet.
Prandaj mos e lini në dorën e askujt tjetër të vendosë për ju! Votoni! Dhe përsëri dua ta mbyll këtë thirrje me gratë e vajzat dhe për gratë e vajzat! Votoni sepse kjo dite është historike për ne dhe nuk ndodh shpesh të bëhesh pjesë e historisë me votën tënde. Votoni të dashura nëna e motra, mike e shoqe, në qytet e fshat, kudo që jeni votoni!
”, tha Xhaçka

Ora 16:00 Xhaçka: Votoni për kë ju do zemra e ju thotë mendja, por mos rrini pa votuar
“Duhet te shkoni ne votim edhe për fëmijët tuaj”. Kështu u është drejtuar Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka të gjithë qytetarëve e veçanërisht grave, të cilët nuk kanë shkuar akoma të votojnë.

Në një deklaratë për media ajo  tha se qytetarët duhet të votojnë  edhe për pjesëtarët e familjes suaj në emigracion që kur të vijnë të gjejnë një komunitet më të mirëshërbyer dhe një vendlindje më të mirëtrajtuar. 

Më tej teksa u ka bërë thirrje edhe një herëtë gjitha grave që të votojnë edhe për gjithë ato gra e vajza që luftuan për këtë dite dhe nuk e arritën dot, ajo ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë për kë t’ju dojë zemra e ju thotë mendja, por të mos rrini pa votuar.
xhacka
“Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për drejtimin ku do të ecë bashkia juaj.
Nëse s'keni votuar ende, duhet ta bëni! Edhe tre ore për të investuar votën tuaj për çerdhen, kopshtin, shkollën e fëmijëve tuaj.
Nëse s'keni votuar ende duhet te shkoni ne votim edhe për fëmijët tuaj.
Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për pastërtinë në vendbanimin tuaj.
Nëse s'keni votuar ende duhet te shkoni në votim që në bashkinë tuaj të re plehrat të grumbullohen dhe përpunohen si në një vend normal në Europë.
Edhe tre orë për të investuar votën tuaj për transportin publik në bashkinë tuaj të madhe ku tanimë ju nevojitet një shërbim urban modern kudo ku jetoni.
Nëse s'keni votuar ende duhet të drejtoheni tek qendra e votimit tuaj dhe të kontribuoni për të pasur shërbimin urban që meritoni.
Edhe tre orë për të investuar për parqet dhe mjediset sportive që të moshuarit dhe të rinjtë të kenë hapësirat që u mungojnë sot.
Nëse s'keni votuar ende, mos qëndroni me tutje në shtëpi po merrni rrugën drejt kutisë së votimit ku çdo qytetar duhet të mos mungojë për të diktuar drejtimin e të ardhmes se bashkisë së vet të re. Votoni, votoni, votoni! Votoni edhe për pjesëtarët e familjes suaj në emigracion që kur të vijnë të gjejnë një komunitet më të mirëshërbyer dhe një vendlindje më të mirëtrajtuar. Së fundi, dua të përsëris thirrjen time për gratë e vajzat: Nëna e motra kjo është dita juaj e madhe. Kjo është dita që me votën tuaj t'i vini vulën vendimit historik të barazisë së pjesëmarrjes mes grave e burrave në kuvendet e reja vendore.
Votoni, votoni, votoni, bëjeni edhe për gjithë ato gra e vajza që luftuan për këtë dite dhe nuk e arritën dot. Bëjeni për Shqipërinë shembull i mbështetjes së grave në këtë 21 qershor. Votoni për kë ju do zemra e ju thotë mendja, por mos rrini pa votuar. Edhe tre orë! Janë vetëm katër minuta për të vendosur katër vitet e ardhshme të vendit ku jetoni
”, - tha Xhaçka. 

Ora 15:50 Xhixho: Gra dhe vajza votoni! Bëhuni pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë
Erisa Xhixho, Kryetare e Këshillit Kombëtar Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nëpërmjet një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve veccanërisht grave që ende nuk kanë votuar që të shkojnë e të vendosin sot për  për qeverisjes e ardhshme lokale.

Xhixho tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale.
 
Më tej, ajo tha se me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale teksa ka shtuar se pjesmarrja masive dhe vota e gjithsecilit do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër.
erisa xhixho
Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale.
Qetësia me të cilën po ecën procesi, padyshim është edhe falë kontributit të grave dhe vajzave në këto zgjedhje të cilat do të përfaqësohen me 50% në këshillat bashkiak.
Pjesëmarrja jonë masive dhe vota jonë do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër, prandaj duhet të votojmë masivisht për të pasur mundësinë për të kërkuar më shumë llogari nga të zgjedhurit tanë nesër.
Ndaj ftoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të votojnë, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë. Kanë ngelur më pak se 3 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, ndaj ju ftoj që të vendosim sot për qeverisjes e ardhshme lokale.
Votoni! Votoni! Votoni!”
, - tha Xhixho

Ora 15:00 Xhaçka thirrje grave: Votoni! Këto zgjedhje mbajnë shenjën tuaj
Zëdhënsia e fushatës së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka u ka bërë thirrje të gjitha grave e vajzave që ende nuk kanë votuar, tu drejtohen qendrave të votimit e të bëjnë zgjedhjen e tyre me vote, teksa kanë mbetur edhe 4 orë deri në mbylljen e procesit të votimit.

Ajo ka thënë se si kurrë më parë këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare, pasi sot votohet për këshilla bashkiakë, ku 50 % e kandidatëve janë grad dhe vajza.

Më tej Xhaçka ka thënë se sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja.
olta xhacka
“Dua t’ju bëj një thirrje të gjitha grave e vajzave, të gjitha zonjave, që ende nuk kanë pasur mundësi të votojnë që t’u drejtohen qendrave të votimit.
Si kurrë më parë, këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare.
Sot për herë të parë votohet për këshilla bashkiakë ku 50% e kandidateve janë gra e vajza.
Sot më shumë gra e vajza se kurrë kandidojnë për kryetare të bashkive anembanë Shqipërisë.
Sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja.
Këto zgjedhje prekin drejtpërdrejtë jetën e secilës prej nesh. Nga vota jonë do të varet cilësia e jetesës në çdo qytet, fshat, lagje e komunitet.
Nga vota jonë do të varet sa hapësira të gjelbëra do të ketë, si do të jenë kopshtet, çerdhet e shkollat e fëmijëve tanë, çfarë mundësish do të kemi ne, familjet e fëmijët tanë për një jetë më të mirë.
Pavarësisht se për kë votoni, gratë dhe vajzat duhet të votojnë për mundësinë që u jepet për të qenë të përfaqësuara.
Pavarësisht se për kë votojmë, ne, gratë dhe vajzat duhet të tregojmë se jemi vendimmarrëse dhe nëpërmjet votës tonë të fuqizojmë të gjitha ato gra e vajza që do të jenë përfaqësueset tona në këshilla bashkiake.
Prandaj ju ftoj të votoni, sa më shumë, në mënyrë sa më masive. E rëndësishme është që mos të rrimë indiferente në këto zgjedhje që si kurrë më parë do të varen nga ne, gratë shqiptare”
, - tha Xhaçka.

Ora 14:40 FRESSH: Votohet për çështjet që prekin të rinjtë 
Thirrje për pjesmarre në votime ka bërë edhe nënkryetarja e FRESSH, Maria Myridinasi. Në një deklaratë për mediat ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërishttë rinjve që të shkojnë të votojnë.

Sipas Myridinasit këto janë zgjedhjet e të rinjve si kurrë më parë, pasi vendoset jo vetëm për komunitetin në të cilin jetojmë, por edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejtë çdo të ri.
maria myridinasi
“Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjithë të rinjve e të rejave, në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Fier, Lushnje e kudo në 61 bashkitë anembanë Shqipërisë që të dalin të votojnë. Dita është akoma mjaftueshëm e gjatë që secili prej jush, të marrë me vete një shok a një shoqe, të kapë përdore një të afërm a një mik e t’i drejtohet qendrës së votimit. Këto janë zgjedhjet tona si kurrë më parë. Sot vendoset jo vetëm për komunitetet ku ne jetojmë, jo vetëm për familjet e prindërit tanë, por edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejtë çdo të ri. Vota juaj sot është një votë që do të vendosë se çfarë mundësish do të ofrojnë nesër për të rinjtë bashkitë e reja. Vota juaj sot është një votë për gjithë ata të rinj që kandidojnë për bashkitë e reja e për këshillat bashkiake e që nesër do të jenë përfaqësuesit tuaj.
Njerëzit që do të luftojnë për interesat e rinisë, për të vendosur sa kënde sportive, sa qendra rinore, sa mbështetje për sipërmarrjen rinore e për projektet e të rinjve do të ketë nesër. Prandaj votoni, votoni, votoni miqtë e mi. Mos e humbisni këtë rast. Ne jemi shumë dhe sa më shumë prej nesh të votojnë aq më e fortë do të jetë kauza jonë”
, - tha Myridinasi.

Ora 14:20 Tabaku: Demokracia funksionon vetëm nëse ju shkoni të votoni 
Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të ardhmen tuaj”. Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike jorida Tabaku në një deklaratë për mediat.
 
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve se pavarësisht parregullsive të cilat PD-ja i ka dokumentuar, të  marin pjesë në votime, pasi sipas saj demokracia funksionon vetëm nëse qytetarët votojnë. 
jorida tabaku
“Të nderuar qytetarë sot është një ditë e rëndësishme për  të gjithë votuesit. Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të ardhmen tuaj! 
Demokracia funksionon vetëm ne qoftë se ju votoni. Pavarësisht parregullsive të ndodhura në të gjithë vendin të cilat janë dokumentuar nga Partia Demokratikë dhe ju garantojmë, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për çdo parregullsi, pavarësisht thyerjes së Kodit Zgjedhor nga drejtues, ministra dhe deputet të PS dhe  LSI të cilët janë futur nëpër qendra votimi, këto të faktuara me foto dhe video, qytetarët po i drejtohen kutive të votimit sepse ata e dinë që vetëm duke votuar do të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Partia Demokratike falënderon  qytetarët të cilët kanë treguar edhe sot qytetarinë e tyre duke mos rënë pre e provokimeve, por kanë ushtruar qetësisht dhe në mënyrë demokratike të drejtën e tyre të votës. Partia Demokratike, partnerët tanë SHBA, BE, KiE, OSBE/ODHIR janë në çdo qendër votimi dhe po dokumentojnë  gjithë procesin. Kur kanë mbetur pak më shumë se 5 orë nga mbyllja zyrtare e kutive të votimit Partia Demokratike përsërit edhe një herë thirrjen drejtuar zgjedhësve t’i drejtohen kutive të votimit dhe të hedhin votën e tyre. Të nderuar bashkëqytetarët, ju që sot keni të drejtën e votës, ndani disa minuta nga koha juaj për të votuar pasi vota është fuqia juaj, është gjykimi juaj, është vendimi juaj dhe askush nuk mund të dalë mbi të. Mos mungoni, keni akoma rreth 5 orë në dispozicion  merrni të afërmit, familjarët, miqtë tuaj dhe shkoni të votoni. Dita e votimit është dita e fuqisë sovrane të qytetarëve!
”, -tha Tabaku

Ora 13:10 Të rinjtë e LSI-së, thirrje për pjesëmarrje masive në votime 
Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim nëpërmjet një deklarate për shtyp u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve e veçanërisht të rinjve që të shkojnë masivisht të votojnë. Deputetja, Kejdi Mehmetaj nga selia e LSI-së u bëri thirrje veçanërisht të gjithë të rinjve që të shkojnë të votojnë, ashtu siç kishte bërë edhe vetë ajo.  

Ajo u ka bërë thirrje atyre që të shkojnë tani pasi nuk ka radhë e të mos e lënë për pasdite, kur mund të ketë një numër më të madh njerëzish të cilët u drejtohen qendrave të votimit. 
mehmetaj
Me këtë deklaratë duam t’i drejtohemi të gjithë bashkëmoshatarëve tanë. Ne sapo jemi kthyer nga qendrat tona të votimi pasi ushtruam detyrën dhe përgjegjësinë tonë qytetare. Ne votuam! Dhe duam të inkurajojmë të gjithë të rinjtë shqiptarë që të shkojnë për të votuar pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri i tyre.
Me votën tuaj siguroni më shumë mundësi për të rinjtë, me votën tuaj sot ndërtoni një të ardhme më të mirë nesër. Nëse kërkoni më shumë shërbim dhe punësim, votoni sot, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar për më shumë dhe gjithashtu për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit tanë nesër. Është e rëndësishme që përpara se të dilni për të vazhduar ditën tuaj, të gjeni qendrën tuaj të votimit, të gjeni vendndodhjen e kësaj qendre të votimit dhe të llogarisni kohën kur do të shkoni për të votuar. Aktualisht nëpër qendrat e votimit nuk ka radhë ndaj ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të shkojnë të votojnë për të evituar radhët e gjata më vonë. Është e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë që në fund të ditës së sotme të gjithë ta kenë gishtin si ne, të gjithë të kenë shkuar për të votuar
”, - tha Mehmetaj

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë