Rritja e çmimeve, PD kërkon mocion me debat në Kuvend! Komisioni i Rithemelimit interpelancë me Ramën për paketën anti-krizë

Rritja e çmimeve, PD kërkon mocion me debat në Kuvend! Komisioni i Rithemelimit interpelancë me Ramën për paketën anti-krizë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Nisur nga rritja e çmimeve në vend Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend. Nga ana tjetër kemi edhe Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Dokumenti i Grupit të Rithemelimit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës. Ndërkohë, ajo që vihet re është se në këtë kërkesë deputetëve të Sali Berishës, i është bashkuar edhe deputetja e Lulzim Bashës, Emilia Koliqi.

Sakaq, Në kërkesën e bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thuhet se masat e marra deri më tani nga qeveria janë të pamjaftueshme për familjet që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. PD kërkon mbajtjen e mocionit me debat senacën e së enjtes më 17 mars.

Për këtë çështje Lulzim Basha ka prezantuar edhe 3 pika, që sipas tij do të zgjidhnin këtë situatë, si heqja e taksës së qarkullimit që ai quan 'taksa Rama', ngrirja e taksave të tjera dhe të akcizës së naftës si edhe TVSH 6% e ushqimit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur se rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i luftës në Ukrainë që është reflektuar në të gjithë botë, teksa si zgjidhje ka sjellë një paketë me 7 pika, që e ka quajtur Paketa e Rezistencës Sociale.

Çfarë është interpelanca dhe çfarë është mocioni me debat

Interpelancat

Mjet kontrolli i formalizuar në një kërkesë me shkrim drejtuar Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave për marrjen e shpjegimeve për motivet, synimet dhe qëndrimin e Këshillit të Ministrave ose për aspekte të ndryshme të veprimtarisë së tij. Çdo deputet ose grup deputetësh gëzon të drejtën e inicimit për të proceduar për një interpelancë, duke ia paraqitur fillimisht kërkesën Kryetarit të Kuvendi, i cili detyrimisht duhet të vërë menjëherë në dijeni anëtarin përkatës të Këshillit të Ministrave. Kërkesat për interpelancë paraqiten çdo të martë deri në orën 14.00 në Sekretarinë e Kuvendit dhe parashikohen për t’u zhvilluar në tri të hënat pasardhëse. Në një seancë plenare nuk mund të zhvillohen më shumë se dy interpelanca të paraqitura nga i njëjti subjekt (deputet ose grup deputetësh). Deputeti që ka kërkuar interpelancën, ka të drejtë ta paraqesë atë brenda kohës prej 7 minutash dhe të shprehë pëlqimin e tij për deklarimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave për jo më shumë se 15 minuta. Ministri i thirrur në interpelancë ka të drejtë të flasë për 20 minuta dhe përsëri pas deklarimit të deputetit, por në këtë moment jo më shumë se tre minuta secili. Gjithashtu, Rregullorja parashikon dhe rastin e interpelancave urgjente, të cilat duhet të depozitohen në Kuvend deri në orën 14.00 të ditës së hënë. Të drejtën për t’i inicuar ato e ka një kryetar grupi parlamentar ose 7 deputetë, por këto subjekte kufizohen në sasinë e interpelancave, deri në paraqitjen e vetëm një të tille në muaj. Ky kufizim është taksativ.

Mocioni për debat

Mjet kontrolli me anë të të cilit kërkohet zhvillimi i një debati në Kuvend për çështje të veçanta, me qëllim që në përfundim të tij të arrihet miratimi i një rezolute ose deklarate. Kanë të drejtë për inicimin e debatit një kryetar grupi ose 7 deputetë. Procedura për zhvillimin e mocionit kalon nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, i cili më pas e dërgon kërkesën për të marrë miratim në Konferecën e Kryetarëve, ku me mirëkuptim arrihet një datë e caktuar për të zhvilluar mocionin, datë e cila njoftohet në seancën më të parë plenare. Kur nuk arrihet mirëkuptimi, Kryetari e paraqet kërkesën në seancë plenare, duke propozuar një datë, dhe i kërkon Kuvendit të vendosë me votim të hapur. Zhvillimi i debatit në seancë plenare përmbledh dy hapa: 1. debatin e përgjithshëm, 2. debatin për amendamentet për projektrezolutën ose projektdeklaratën, në rast se ajo është propozuar për miratim. Fillimisht është e detyrueshme të hidhen në votim amendamentet që kërkojnë të shtojnë ose të ndryshojnë fjalë në tekstin e projektdeklaratës ose të projektrezolutës.

Kërkesa për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama nga Grupi i Rithemelimit 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Rritja e çmimeve, PD kërkon mocion me debat me Ramën: Të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria

Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për shkak të rritjes së çmimeve në vend. Në kërkesën e bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj thuhet se masat e marra deri më tani nga qeveria janë të pamjaftueshme për familjet që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Mocioni i kërkuar nga PD
B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 15/03/2022 14:15

    Salihu me keta per rreth, nuk ka asnje arsye te kerkoj t'i ndihmoje Qeverise per çeshtjen e çmimeve,kur keta ne mandatet e tyre,vrane ne Gerdec e me 21 Janar ne Tirane,vodhen ne Kalimash e ku, shiten barut e derivate serbise e bene shemtine me shqiptaret dhe Shqiperine.Megjit hate, mund te bisedohet e bashkveprohet per Shqiperi dhe shqiptare gjithone, kur ka vullnet te sinqert e korreket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë