/ATSH-AFP/ - Deputetët gjermanë do të votojnë të mërkurën për planin e tretë të ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, tashmë i miratuar nga ministrat e Financave të eurozonës dhe Parlamentit grek, njoftoi sot kryetari i Dhomës së ulët të Parlamentit, Norbert Lammert.
Të 631 përfaqësuesit e zgjedhur të Bundestagut, aktualisht me pushime janë thirrur për një seancë të veçantë e dyta pas asaj të 17 korrikut kur ata i dhanë dritën jeshile në parimin e planit të tretë të ndihmës.
Në radhët e kampit konservator të kancelares Angela Merkel, pakënaqësia është rritur në javët e fundit pasi disa deputetë ishin të gatshëm për akordimin e një ndihme të mëtejshme financiare për Greqinë, 86 milionë euro me gjithë kushtet drastike të vendosura nga vendet evropiane.
Në votimin e 17 korrikut, 60 deputetë nga 311 që përbëjnë grupin parlamentar të Unionit demokrat të krishterë (CDU dhe aleates së tij bavareze CSU) u shprehëm kundër.