Deputetët e 'Listës Serbe' rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas 5 muajsh bojkot! Firmosin prezencën për mos të humbur mandatin dhe largohen

Deputetët e 'Listës Serbe' rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas 5 muajsh bojkot! Firmosin prezencën për mos të humbur mandatin dhe largohen

Kuvendi i Kosovës

Pas rreth 5 muajsh mungesë, deputetët e Partisë ‘Lista Serbe’ janë paraqitur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke shkaktuar edhe debate në sallë, me deputetë të tjerë të cilët kanë ironizuar rikthimin e tyre në Kuvend.

Por pavarësisht nga çfarë u mendua, deputetët e Listës Serbe nuk qëndruan në sallë për më shumë se një orë. Sipas mediave të Kosovës deputetët duket janë rikthyer vetëm për të mos lejuar që t’u digjen mandatet e deputetëve. Kështu që kanë vendosur të largohen pasi firmosën në listën e prezencës së deputetëve në sallë. 

Lista Serbe ka kërcënuar me protesta masive në veri të Kosovës nëse nuk do të lirohet nga burgu serbi i arrestuar nën akuzën e djegies së 3 veturave me targa “RKS” si dhe dhunë ndaj policisë së Kosovës.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive