Deputetët e opozitës sërish kërkesë në Kuvend: Duam mocion me debat për çështjen Rama - McGonigal! Të mos ketë limit kohor

Deputetët e opozitës sërish kërkesë në Kuvend: Duam mocion me debat për çështjen Rama - McGonigal! Të mos ketë limit kohor

Foto nga seancat e shkuara

Pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në 2 seancat e shkuara, deputetët e opozitës kërkojnë sërish mocion me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 19 deputetë ndërkohë që është kërkuar të mos ketë limit kohor.

Sipas deputetëve të opozitës, kemi të bëjmë me skandal dhe supozojnë se kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Kërkesa e deputetëve drejtuar Kuvendit

Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media amerikane e ndërkombëtare, më 21.01.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në padinë e ngritur ndaj McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri. Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet të ishte i sanksionuar edhe nga Shqipëria që prej 8 Prillit 2022, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe, bazuar në Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:

1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen "Rama - McGoginal".

2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, për të përfshirë në seancën më të afërt mocionin me debat për çështjen e mësipërme.

Deputetët që firmosën kërkesën për mocion me debat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olti: 03/02/2023 16:40

    Sa budallenj jeni i hapni ceshtjet kot se skeni ca beni

    Përgjigju
  • Joni: 03/02/2023 16:39

    Rames ti vini anash ju

    Përgjigju
  • Genci: 03/02/2023 16:38

    Po me kte pun spo merren te zotet e punes ne vendon e caktuar,po merren kto.Boll p boll se na lodhet kot

    Përgjigju
  • Besard: 03/02/2023 15:47

    A ju skeni pune tjeter,shume poshte ka rene Pd deri ne ate pike sa fillon e shpik skandale.

    Përgjigju
  • Sarina.: 03/02/2023 15:46

    Po si nuk keni turp,akoma me kete ceshtje vazhdoni,shqiperia as nuk ka lidhje fare.

    Përgjigju
  • Ani: 03/02/2023 15:37

    Mos kerkoni shume tani se doli qe rama ska lidhje ne kete gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?