Sapo kryeministri Edi Rama doli në Foltoren e Kuvendit, u përball me shpinat e kthyera të deputetëve të PD-së, po nuk iu kurseu ironinë, duke iu thënë se "më mirë shpina sesa fytyra juaj". Ironizoi edhe Flamur Nokën, pasi deputeti demokrat shënjestroi Niko Peleshin për "besnikëri të tepruar" ndaj Ramës. 

Rama i kujtoi atij se Peleshi është larg atij, pasi siç shtoi kryeministri, besnikëria e Nokës ndaj Berishës është monopol. Me tutje i thotë se Nokës mund t'i afrohet vetëm Shefqet Peçi dhe Lei Feni. 

“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon, megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim se më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s'ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja "Besnik Flamur Noka". Kështu që Niko është larg teje Flamur as mos e ki merak fare, se ty në historinë e Shqipërisë mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi ndërkohë që në historinë e botës ne rrotë më rrotë me Lei Fengin. Ky është një opinion që mund ta diskutojmë. Duhet të ndani opinionet nga opinionet dhe ofendimet dhe opinionet nga akuzat.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni